Free installation
quickly and by qualified staff
+30 2119557550
+30 2310536915
Sistem për Distilimin e ujit Columbia D
Sistemi i ri për të pasur gjithmonë ujë të pastër dhe të shëndetshëm, pavarësisht nga burimi, qoftë nga rubineti, nga një pus, liqen ose madje edhe nga deti, është pajisja e distilimit të ujit Columbia D.
Sistem për Distilimin e ujit Columbia D
Sistemi më i garantuar i pastrimit të ujit që ekziston ndërkombëtarisht ka qenë deri sot Imperial Maximum Club Water System dhe Aqua Vie e Camelot®, dhe tani erdhi për tu shtuar në produktet tona dhe pajisja e distilimit të ujit Columbia D.
Pas shumë viteve të kërkimeve të përpikta dhe studimeve të shumë shkencëtarëve të shquar dhe pasi u shpenzuan miliarda dollarë duke studiuar problemin në thellësi, ata ndërtuan sistemin ideal dhe mjaft ekonomik të përshtatshëm për ujrat që përmbajnë arsenik ose nitrate.
Sistemi Columbia Water System i Camelot® është analizuar nga dhjetëra laboratore kimike mjekësore në mbarë botën.
Sistemi Columbia D largon të gjithë ndotësit kimikë të rrezikshëm dhe të gjithë mikroorganizmat patogjenë të rrezikshëm si p.sh. benzinë, kloroform, pesticide, fibra asbesti, plumb, krom heksavalent, klorin e mbetur, shijen e keqe, aromat, turbullirë, bakterie, nitratet etj.
Nga se është i ndërtuar Columbia D;

Brenda dhe jashtë, sistemi Columbia D është ndërtuar me besueshmërinë dhe cilësinë e materialeve të aprovuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Amerikës F.D.A.
Në çdo hap të ndërtimit të sistemit Columbia D janë bërë kontrolle të cilësisë, për të konfirmuar se çdo sistem Columbia D është plotësisht në përputhje me standardet e ndërtimit që janë vendosur.
Brënda, sistemi është i ndërtuar nga çelik inox i paoksidueshëm.
Mënyra e pastrimit të ujit
Sistemi Columbia D bën pastrimin e ujit në mënyrë krejt natyrale si miliona vjet më parë me karbonin aktiv farmaceutik dhe kripërat minerale që disponon, na ofron sigurisht një ujë të pastër të shëndetshëm me përqindjen e kripërave minerale që ne dhe familja jonë vërtet na nevojitet për shëndetin tonë.
Columbia D largon 100% arsenikun, kromin heksavalent, nitratet, nitritet, metalet e rënda, pesticide kimike, klorin dhe në përgjithësi të gjitha helmet, mikroorganizmat patogjenë, viruse, si dhe nënproduktet e tyre të rrezikshme.
Më pas rimerr kripërat minerale të dobishme që na nevojiten aq shumë për shëndetin tonë të mirë.
Pavarësisht se nga ku e kemi marre ujin e ndotur, nuk ka rëndësi nëse është nga një liqen, pus, det apo nga ndonjë vend tjetër, rezultati pas pastrimit do të jetë i njëjtë. Pra, do të kemi ujë të pastër, të shëndetshëm dhe të garantuar.
Duke u dhënë ujë të pastër dhe të Shëndetshëm fëmijëve tanë dhe duke i mësuar ata të pinë sasinë e duhur, iu kemi bërë atyre dhuratën më të mirë që nuk është asgjë tjetër përveç Shëndetit, prandaj zgjidhja është Columbia D!
Jeta dhe shëndeti janë dhurata të Perëndisë ndaj nesh, dhe ne kemi për detyrë t’i ruajmë ato. Por ka një dhuratë tjetër që është më e vlefshme se çdo gjë tjetër dhe ata janë fëmijët tanë.
Është pasuria më e çmuar që kemi. Të shohim fëmijët tanë të rriten dhe të zhvillohen në qenie të shëndetshme dhe të lumtura është gëzimi më i madh dhe është diçka e paçmueshme që nuk njeh kufi.
Prandaj, për të ruajtur shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve tanë, para së gjithash duhet t’u sigurojmë atyre ujë të pastër dhe të shëndetshëm, siç është uji i IMPERIAL nga AQUA VIE dhe Columbia D pa fibra azbesti, pesticide, plehra, mbeturinat e fabrikes, helmet edeponive, klor dhe ndotës të tjerë të rrezikshëm.
Të gjitha këto substanca të dëmshme janë përgjegjëse për shumë sëmundje të rënda si (arterioskleroza, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e zemrës, kanceri etj).
Për fat të keq këta ndotës të rrezikshëm gjenden si një koktejl helmesh si në ujin e rubinetit, ashtu edhe në shishet plastike, i cili është vërtetuar nga të gjithë ekspertët, që është njëlloj i rrezikshëm si uji i rubinetit.
Columbia D është zgjedhja korrekte e duhur me të cilën do të sigurojmë dhe do të ruajmë shëndetin tonë.