Përgjegjësia Sociale Camelot®
Përgjegjësia Sociale e Korporatës synon, ndër të tjera, përballimin e çështjeve mjedisore dhe shoqërore. Duke e konsideruar përgjegjësinë sociale si një shtyllë të rëndësishme dhe duke pasur si parim themelor respektin ndaj njeriut dhe mjedisit, Camelot® – pioniere në Europë, Greqi dhe Qipro – prej 46 vitesh dhe Shqipëri dhe Kosovë prej 16 vitesh vepron në fushën e tregtimit të filtrave të ujit të çertifikuar.
Që në fillimet tona, kemi besuar se tregtimi i produkteve që përmirësojnë cilësinë e jetës dhe standardin e jetesës së njerëzve përfshin një përgjegjësi të madhe ndaj shoqërisë dhe mjedisit. Një nga parimet dhe vlerat tona themelore është parandalimi, shëndeti dhe mirëqenia e njerëzve. Me përkushtim, ne ofrojmë filtra uji të çertifikuar dhe të cilësisë së lartë, të cilët eliminojnë elementët e dëmshëm dhe mikroorganizmat nga uji i pijshëm. Çdo njeri meriton të ketë akses në ujë të pastër dhe për këtë arsye ne luftojmë vazhdimisht për reduktimin e problemeve që lidhen me ndotjen e ujit.
Gjithashtu, duke ofruar vazhdimisht asistencë dhe mbështetje teknike për klientët tanë, ndërtojmë marrëdhënie besimi dhe sigurojmë funksionimin e duhur dhe mirëmbajtjen e filtrave tanë, duke rritur efikasitetin e tyre dhe duke kontribuar njëkohësisht në mbrojtjen e mjedisit.
Për më tepër, Camelot® synon të jetë një faktor inovacioni dhe përparimi në fushën e teknologjisë së filtrimit të ujit. Ne investojmë vazhdimisht në kërkim dhe zhvillim për të përmirësuar performancën dhe efektivitetin e produkteve tona. Ne përshtatim teknologjitë tona sipas nevojave mjedisore aktuale dhe zbatojmë procese prodhimi të qëndrueshme. Kërkojmë vazhdimisht mënyra për të reduktuar gjurmën tonë ekologjike dhe për të promovuar menaxhimin e përgjegjshëm të burimeve. Përveç faktit që vetë produktet tona kontribuojnë drejtpërdrejt në mbrojtjen e shëndetit, ato ndihmojnë gjithashtu në uljen e ndotjes mjedisore dhe rrjedhimisht, në përmirësimin e cilësisë së jetës.
Përveç kësaj, ne dedikojmë një pjesë të fitimeve tona për të mbështetur programe shëndetësore dhe arsimore që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve, ndërsa kompania jonë promovon ndërgjegjësimin dhe edukimin e publikut mbi rëndësinë e ujit të pastër dhe qasjen e qëndrueshme në konsumimin e burimeve. Organizojmë programe edukative, marrim pjesë në panaire dhe evente, si dhe ofrojmë informacion mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së burimeve ujore.
Duke përmbledhur, kompania jonë merr përsipër përgjegjësinë e saj sociale ndaj shoqërisë dhe mjedisit duke ofruar produkte me cilësi të lartë, duke promovuar inovacionin dhe qëndrueshmërinë, duke bashkëpunuar me organizata për sigurimin e ujit të pastër për njerëzit në nevojë dhe duke ndërgjegjësuar publikun për mbrojtjen e burimeve ujore. Paralelisht, kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve dhe në promovimin e një qasjeje mjedisore të qëndrueshme dhe të shëndetshme.
Përgjegjësia sociale i referohet përpjekjes për të kontribuar pozitivisht në shoqëri dhe në mjedis. Më poshtë paraqiten disa shembuj të përgjegjësisë sociale:
- Qëndrueshmëria mjedisore: Camelot® ka adoptuar praktika për mbrojtjen e mjedisit, si ulja e emetimeve të gazrave serrë, riciklimi, reduktimi i përdorimit të letrës, përdorimi i burimeve të rinovueshme të energjisë, si dhe pyllëzimi. Duke pasur parasysh nevojën për veprim në drejtim të ruajtjes së biodiversitetit dhe mbrojtjes së mjedisit, ne angazhohemi të mbjellim një numër pemësh çdo vit. Në këtë mënyrë kontribuojmë në rritjen e zonave të gjelbra, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe atmosferës, si dhe në ruajtjen e ekosistemeve tona.
- Kontribute sociale: Përmes sponsorizimeve, donacioneve, programeve vullnetare dhe mbështetjes së organizatave sociale, kompania jonë ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme komunitetin.
- Të drejtat e njeriut: Si një kompani moderne, ne sigurojmë gjithmonë që punonjësit tanë të kenë kushte dinjitoze pune, duke përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut, mundësi të barabarta dhe kompensim të drejtë.
- Drejtësia sociale:Ne demonstrojmë përgjegjësi sociale duke promovuar barazinë, transparencën dhe drejtësinë në të gjitha aspektet e veprimtarisë sonë.
- Edukimi Shoqëror: Gjithashtu kontribuojmë pozitivisht në shoqëri duke ofruar programe dhe burime edukative, si mbështetje për institucionet arsimore dhe promovimin e dijes dhe kulturës përmes materialeve informative dhe veprimeve të ndryshme.
- Dhurimi i gjakut: Dhurimi i gjakut është një akt që mund të shpëtojë jetë dhe të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve. Kompania jonë angazhohet të mbështesë dhe promovojë dhurimin e gjakut si një formë kujdesi dhe solidariteti ndaj komunitetit. Përmes kësaj nisme, synojmë të përmirësojmë cilësinë e jetës së njerëzve dhe të forcojmë ndjenjën e solidaritetit dhe përgjegjësisë sociale brenda dhe jashtë organizatës sonë.
Veprime të përgjegjësisë sociale