+30 2119557550
+30 2310536915
Dezinfektues me jone kundër baktereve dhe aromave
Dezinfektues kundër viruseve – baktereve – aromave Camelot®
Dezinfektuesi kundër viruseve – baktereve – aromave i Camelot® që largon aromat është ndërtuar posaçërisht për të luftuar dhe shkatërruar viruset dhe bakteret, si edhe për të eliminuar aromat nga shtëpia.
Disa nga aromat e forta në një shtëpi:
- Banjo
- Bodrumet e banjove,
- Aroma e fortë që ka tapeti i ri,,
- Aromat nga gatimi,
- Aroma nga kafshët shtëpiake,
- Aromat nga kimikatet si pastruesit e përdorimit shtëpiak, pesticidet ose bojërat që përdorim për lyerje.
Dezinfektuesi kundër viruseve – baktereve – aromave i Camelot® mund t’i largojë këto aroma, në mënyrë që të keni një atmosferë të pastër në ambientin tuaj.
Me gjenerimin e ozonit nga pajisja Camelot
Arritet eliminimi i aromave, luftimi i viruseve dhe baktereve, si edhe largimi i erërave të pakëndshme.
Kjo teknologji përdoret në Amerikë dhe dobishmëria e saj është vërtetuar prej dekadash.
Pajisjet për largimin e aromave përdoren prej shumë vitesh në hotele, me qëllim që të ketë ajër të pastër në dhoma dhe të luftohen aromat nga zjarri ose tymi, të cilat krijojnë probleme të mëdha — deri në atë pikë sa ndonjëherë dhomat bëhen përkohësisht të pabanuara.
Kjo njësi inteligjente dhe portative, me programues 24-orësh, ju lejon të përshtatni prodhimin e ozonit sipas nevojave tuaja dhe të ruani nivele sigurie.
Dezinfektuesi kundër viruseve – baktereve – aromave Camelot prodhon molekula ozoni, të cilat veprojnë si një oksidues i fuqishëm që shkatërron bakteret dhe viruset. Në fund, O3 që nuk është përdorur shpërbëhet dhe kthehet në oksigjen “jetëdhënës”.
Me furnizimin me ozon, çdo erë brenda dhomës neutralizohet.
O3 gjithashtu shkatërron bakteret, redukton lagështinë, neutralizon polenin, mykun, viruset dhe cistet, si edhe oksidon dhe shkatërron ndotësit.
Të luftosh ndotjen e ajrit në shtëpi do të thotë të kesh vlerësuar dhe kuptuar se ia vlen të investosh sot për shëndetin tënd dhe të familjes, në mënyrë që të mos detyrohesh të shpenzosh më shumë në të ardhmen për trajtimin e problemeve të mëdha shëndetësore.
Ne në Camelot kujdesemi për cilësinë e ajrit që thithni.
Miq dhe mikesha,
Si Organizatë Ndërkombëtare e Shëndetit, misioni ynë është të ndajmë me ju të gjithë rreziqet ndaj të cilave ekspozoheni ju dhe familja juaj, si edhe rëndësinë e parandalimit.
Për t’ju vërtetuar ato që themi në televizion, si edhe ato që ju shkruajmë këtu, na kontaktoni tani që t’ju vizitojmë pa asnjë detyrim, në mënyrë që edhe ju të shihni nga afër CAMELOT DEODORIZER and DISINFECTOR.
Në këtë mënyrë do të mund t’ju japim më shumë informacion për këtë zbulim të madh amerikan dhe t’ju shpjegojmë se si mund të bëni parandalim.