Skip to content
logo
JU LUTEM ZGJIDHNI VENDIN TUAJ
  • ITALY
  • ITALIAN
  • ENGLISH
  • BULGARIA
  • BULGARIAN
  • ENGLISH
  • FRANCE
  • FRENCH
  • ENGLISH
  • GERMANY
  • GERMAN
  • ENGLISH
  • UNITED KINGDOM
  • ENGLISH

🌫️🔥 A ndotet uji nga djegia e pyjeve? A nevojitet një filtër në raste të tilla?

thumbnail

Kjo është një pyetje që bëhet gjithnjë e më e zakonshme, veçanërisht gjatë muajve të verës kur zjarret në pyje godasin Shqipërinë, Kosovën dhe shumë vende Europiane. Përgjigjja është po – djegia e pyjeve mund të ndikojë ndjeshëm në ujin nëntokësor dhe sipërfaqësor, dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në ujin që arrin në rubinetin tonë ose në ujra të ambalazhuar.

🏞️ Si ndikon zjarri në cilësinë e ujit?

Kur digjen pyjet, bimët, shtëpitë dhe infrastrukturat, djegia jo vetëm që çliron dioksid karboni. Krijohen konponime toksike dhe mikropjesëza toksike, shumë prej të cilave shpërndahen në atmosferë ose depozitohen në tokë dhe në pellgje ujore. Disa nga problemet më karakteristike të shkaktuara:

1️⃣ Bloza dhe grimcat

Djegia krijon PM2.5 dhe PM10 – grimca të vogla që kur bien në rezervuare, lumenj ose diga, mund të përfundojnë në rrjetin e ujësjellësit

2️⃣ Metale të rënda dhe mbetje toksike

Gjatë djegies së pemëve, por edhe të materialeve ndërtimore (p.sh. kabllot, plastikët), çlirohet plumbi, kadmiumi, mërkuri dhe dioksina. Këto mund të arrijnë në ujin nëntokësor përmes kullimit, veçanërisht pas shirave.

3️⃣ Rritja e ndotësve organikë

Uji që bie në kontakt me tokat e djegura merr ngarkesë më të lartë të lëndës organike. Kur dezinfektohet me klor, nënproduktet e dezinfektimit (THMs) mund të formohen në një masë më të madhe, të cilat janë potencialisht kancerogjene.

4️⃣ Mbulimi dhe ndotja e burimeve ujore

Shumë herë, hiri dhe mbetjet nga zjarret arrijnë në liqene dhe lumenj që përdoren për furnizimin me ujë (p.sh. Mornosi, Yliki). Edhe nëse ndëmarrja e ujësjellë kanalizime ose agjenci të tjera bëjnë pastrim, ndotësit qëndrojnë ose i shpëtojnë trajtimit.

5️ Hidrokarburet aromatike policiktike  kancerogjene krijohen me pasoja të mëdha për shëndetin tonë. Fatkeqësisht sot i gjejmë ato në të gjitha ujërat tanë nëntokësorë dhe sipërfaqësorë.

⚠️ Sa serioze është kjo për shëndetin tonë?

Pasojat nuk janë gjithmonë të menjëherëshme, por shumë substanca që arrijnë në ujë grumbullohen në organizëm me konsumimin e përditshëm. Grupet e ndjeshme (foshnjat, të moshuarit, gratë shtatzëna, ata me sistem të ndjeshëm imunitar) janë veçanërisht të prekshëm ndaj kësaj:

  • Çrregullime hormonale
  • Mosfunksionime të mëlçisë dhe veshkave
  • Probleme të frymëmarrjes dhe neurologjike
  • Rritje e stresit oksidativ në organizëm

Për më tepër, shumë nga këto substanca janë pa ngjyrë dhe pa erë, prandaj nuk zbulohen lehtësisht nga konsumatori mesatar. Fakti që uji duket “i pastër”, nuk do të thotë se është edhe i sigurt.

💧 Pse është e nevojshme filtri Imperial® Plus pas një zjarri?

Imperial® Plus nga Camelot® është zgjidhja më e besueshme për mbrojtje, pasi ai:

  • Largon nënprodukte toksike nga klorifikimi (THMs)
  • Mban mikropjesëza dhe pluhurin (deri në 0.1μm)
  • Filtron metalet e rënda (plumbi, kadmium etj)
  • Largon ndotësit organik dhe pesticidet
  • Largon hidrokarburet aromatike dhe policiklike
  • Nuk largon kripërat minerale dhe elementët gjurmë të dobishëm
  • Është i çertifikuar nga organe ndërkombëtare (NSF, WQA) dhe të tjerë
  • Mbron të gjithë familjen, me cilësi të garantuar

Për më tepër, pas çdo incidenti të madh zjarri, filtri Imperial® Plus vepron  si një “mburojë përfundimtare”, kur rrjeti i furnizimit me ujë ka luhatje të cilësisë së ujit për javë ose madje muaj.

✅ Konkluzioni

Po, zjarret ndikojnë në cilësinë e ujit shumë më tepër sesa mendojmë. Substancat që çlirohen nuk qëndrojnë vetëm në ajër — përfundojnë në tokë, nëntokën dhe në furnizimet tona me ujë.

Mbrojtja jonë nuk duhet të kufizohet vetëm në atmosferë (me maska), por duhet të shtrihet edhe në ujin që pimë çdo ditë. Një filtër uji me cilësi të lartë të çertifikuar, si Imperial® Plus, nuk është luks — është mjet i domosdoshëm për parandalimin shëndetësor.

📚 Burimet:

e mëparshme
🧪 Uji që Del nga sistemet Imperial®: Cili është pH dhe pse është i Përshtatshëm?
tjetër
🇪🇺 Bazuar në direktivat e Bashkimit Europian, të gjitha shtetet anëtare duhet çdo gjashtë muaj të kryejnë analiza kimike të ujit dhe rezultatet t’i publikojnë dhe t’i dërgojnë ato në Bruksel. A po bëhen ato?
Filtra uji Camelot

Filtra Uji | Banjo | Dush | Ajër | Ftohës | Filtër ndërrimi

Filtrat e Ujit Camelot®
Prani Globale

23

VENDET

62

ÇERTIFIKIME
NDËRKOMBËTARE

157.484

VLERËSIMET E KLIENTËVE NË MBARË BOTËN

45

VITE FUNKSIONIMI

2.4M

MILIONA KLIENTË TË KËNAQUR NË MBARË BOTËN

VENDET

ÇERTIFIKIME
NDËRKOMBËTARE

VLERËSIMET E KLIENTËVE NË MBARË BOTËN

VITE
FUNKSIONIMI

MIJËRA KLIENTË TË KËNAQUR NË MBARË BOTËN

Na kontaktoni

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.
Go to wishlist