🚰 Sa efektiv janë filtrat e vegjël të rubinetit dhe sa mund ta pastrojnë ujin ato?
Filtrat e vegjël të rubinetit mund të duken një zgjidhje e lehtë dhe ekonomike për pastrimin e ujit, megjithatë kanë disa disavantazhe në krahasim me sistemet më të mëdha dhe më të avancuara si Imperial Plus. Më poshtë do të analizojmë dallimet kryesore dhe anët negative të filtrave të vegjël të rubinetit.
1️⃣ Aftësi e kufizuar filtrimi
Filtrat e vegjël të rubinetit kanë një kapacitet të vogël prej 20-50 gramësh karboni dhe më pak faza filtrimi në krahasim me filtrat më të mëdhenj si Imperial Plus. Kjo do të thotë se thjesht reduktojnë disa ndotës ndërsa shumicën e tyre nuk i heqin, si:
- metalet e rënda
- klorin
- kloroformet
- pesticidet
- medikamentet
- plastifikuesit
- kimikate të tjera të rrezikshme dhe mikroorganizma patogjenë
Një filtër i madh modern , siç është Imperial Plus me 850 gram karbon aktiv farmaceutik Grade 1, përmban materiale filtrimi të veçanta dhe efikase dhe shumë faza të shumëfishta të pastrimit të ujit prej 14 stadesh 0,1 micron duke arritur një pastrim të thellë dhe të plotë të ujit nga të gjithë ndotësit.
2️⃣ Jetëgjatësi e Shkurtër dhe ndërrime të shpeshta të filtrit
Filtrat e vegjël të rubinetit kanë kapacitet të vogël filtrimi, zakonisht nga 500 deri në 1.000 litra, dhe kërkojnë zëvendësim shumë shpesh, zakonisht çdo 1 deri në 3 muaj.
Në të kundërt, Imperial Plus ka një qëndrueshmëri shumë më të madhe, me filtra që mund të pastrojnë mbi 15.000 litra ujë ose një vit përdorim para se të kenë nevojë për zëvendësim, duke e bërë atë më ekonomik në planin afatgjatë.
3️⃣ Rrjedha e ulët e ujit
Filtrat e rubinetit kanë një rrjedhje të kufizuar të ujit, sepse madhësia e tyre e vogël kufizon prerjen tërthore nëpër të cilën kalon uji. Kjo do të thotë që presioni i ujit mund të ulet ndjeshëm, gjë që bëhet e bezdisshme, veçanërisht nëse e përdorni për të mbushur enë të mëdha, gatim etj.
Imperial Plus, përkundrazi, është projektuar për rrjedhje të lartë uji pa ulje të presionit, duke përmbushur nevoja të mëdha për ujë të pastër.
4️⃣ Nuk mbron nga mikroorganizmat dhe bakteret
Këto filtra rubineti nuk ofrojnë mbrojtje efektive kundër baktereve, viruseve dhe mikroorganizmave. Përkundrazi, një filtër i madh si Imperial Plus përfshin teknologji të avancuara për të hequr mikroorganizmat patogjenë.
5️⃣ Lehtësia e kufizuar e përdorimit
Filtrat e vogjël të rubinetit mund të jenë të lehtë për t’u instaluar, por ato krijojnë probleme praktike, si:
- Lidhje bezdisëse me rrubinetin, e cila mund të shkaktojë rrjedhje
- Kufizim në përdorimin e rubinetit, pasi ato nuk përshtaten lehtësisht nën enë ose tenxhere.
- Kërkojnë mirëmbajtje dhe zëvendësim të shpeshtë, gjë që mund të jetë e lodhshme.
Ndërsa, Imperial Plus lidhet drejtpërdrejt me furnizim me ujë ose nën banak, pa ndikuar në përdorimin e përditshëm të rubinetit.
6️⃣ Kostoja afatgjatë
Edhe pse filtrat e vegjël të rubinetit fillimisht duken më të lira në treg, kostoja e zëvendësimit të tyre grumbullohet me kalimin e kohës duke i bërë ato më të shtrenjta. Ndërsa, Imperial Plus mund të ketë një kosto fillestare më të lartë, por ofron një kosto shumë më të ulët të mirëmbajtjes dhe një jetëgjatësi më të madhe me rezultate të garantuara për shëndetin tonë.
🧾 Konkluzioni
Ndërsa filtrat e vegjël të rubinetit mund të jenë një zgjidhje përkohshme në krahasim me një sistem modern të madh si Imperial Plus, ato kanë disavantazhe të konsiderueshme sepse nuk na zgjidhin asnjë problem të pastrimit të ujit — thjesht mendojmë se po filtrojmë ujin tonë ndërsa kjo nuk ndodh.
Për cilësi të mirë uji, jetëgjatësi të madhe, rrjedhje të lartë dhe mbrojtje të plotë të shëndetit tonë, një filtër i avancuar si Imperial është zgjedhja e besueshme dhe efikase.
👨🔬 Specialistë të çertifikuar
📌 Kostas Athanassiou
WQA Specialist i çertifikuar i ujit që nga viti 2008, me përvojë që nga viti 1987.
Anëtar i Shoqatës Kombëtare të Shëndetit Mjedisor
📌 Herakli Athanassiou
WQA Specialist i çertifikuar i ujit që nga viti 2008, me përvojë që nga viti 2000.
Anëtar i Shoqatës Kombëtare të Shëndetit Mjedisor
Shoqata e Cilësisë së Ujit (WQA) është organizata më e madhe e pavarur, globale për çertifikimin e teknologjive të pastrimit të ujit.