8+1 këshilla për të zgjedhur filtrat e duhur të ujit për ju
8+1 Këshilla për të zgjedhur filtrat e duhur të ujit për ju
Filtrat e duhur të ujit përbëjnë sot një domosdoshmëri bazë për çdo familje dhe një nga zgjedhjet më të mira që mund të bëni për shtëpinë dhe jetën tuaj në përgjithësi. Përmirësimi i cilësisë së përditshmërisë arrihet përmes zakoneve të thjeshta, por thelbësore. Konsumimi i ujit të pastër, të shëndetshëm dhe të filtruar është një prej tyre.
Ne, në këtë përmirësim të jetës suaj dhe të shëndetit të familjes suaj, ju ofrojmë 8+1 këshilla që do t’ju ndihmojnë të zgjidhni filtrat më të përshtatshëm të ujit.
1.Zgjidhni një kompani me prani ndërkombëtare dhe përvojë shumëvjeçare në tregun e filtrave të ujit të çertifikuar
Gjatë kërkimit tuaj për filtrat e duhur të ujit, është shumë e rëndësishme të vlerësoni edhe kompanitë që veprojnë në këtë sektor. Zgjidhni një kompani me eksperiencë afatgjatë në fushën e filtrimit të ujit dhe me specializim të plotë. Trajnimi profesional dhe çertifikimet ndërkombëtare përbëjnë garancinë që ju nevojitet për të zgjedhur filtrat më të mirë të çertifikuar për shtëpinë dhe hidratimin e përditshëm të organizmit tuaj.
2.Çertifikimet e filtrave të duhur të ujit
Çertifikimet janë dëshmia se një filtër përmbush standardet më të larta dhe bën realisht atë që premton. NSF (SHBA) është një nga organizmat më të mëdhenj dhe më të njohur ndërkombëtarisht për çertifikimin e sistemeve të filtrimit të ujit, së bashku me Water Quality Association. Filtrat e duhur të ujit duhet të testohen për të gjithë parametrat e ndotësve dhe jo vetëm për disa prej tyre.
3.Mendoni për nevojat tuaja të përditshme të konsumit të ujit
Çdo person ka nevoja të ndryshme për konsum uji. Një rekomandim mesatar është konsumimi i 8–10 gotave ujë në ditë, por kjo sasi rritet ndjeshëm nëse ushtroni rregullisht, keni një stil jete aktiv ose konsumoni shumë pije.
Çaji, kafeja dhe pijet pa kafeinë përgatiten kryesisht me ujë. Nëse konsumoni shumë lëngje, instalimi i një filtri të çertifikuar në rubinetin e kuzhinës është i domosdoshëm, si edhe përdorimi i një shisheje personale me filtër për të pasur gjithmonë ujë të pastër, të shëndetshëm dhe të filtruar me vete.
4.Kujdesuni për ndjeshmërinë e lëkurës suaj
Nëse keni ndjeshmëri të lëkurës, përveç filtrit për rubinetin e kuzhinës, rekomandohet të zgjidhni edhe një filtër për banjën. Lëkura është organi më i madh i trupit dhe vepron si një barrierë natyrore ndaj faktorëve të jashtëm. Ekspozimi ndaj ujit të fortë, që përmban klor, metale të rënda ose ndotës të tjerë, mund të shkaktojë irritime, thatësi dhe skuqje.
Personat me lëkurë të ndjeshme, alergji, ekzema ose psoriazë shpesh vërejnë përkeqësim të simptomave pas kontaktit të përsëritur me ujë të papërshtatshëm. Filtrat e ujit për dush reduktojnë ndjeshëm klorin dhe substancat e dëmshme, duke e bërë ujin më “miqësor” për lëkurën dhe duke ruajtur lagështinë e saj natyrore.
Përfitimet shtrihen edhe te flokët: uji i filtruar i bën ato më të shndritshme, më të buta dhe më të shëndetshme, duke reduktuar nevojën për produkte kozmetike shtesë.
5.Cilësia e ndërtimit të filtrave të ujit
Para se të zgjidhni një filtër, informohuni për cilësinë e ndërtimit të tij. Kushtojini vëmendje materialeve, teknologjisë së përdorur dhe sasisë së materialit filtrues. Një filtër cilësor është një investim i drejtpërdrejtë në shëndetin tuaj.
6. Kujdes i veçantë për anëtarët e familjes
Nëse në familjen tuaj ka fëmijë të vegjël, është thelbësore të instaloni filtra uji të çertifikuar dhe të sigurt. Organizmi i fëmijëve është më i ndjeshëm, prandaj uji që konsumojnë duhet të jetë plotësisht i pastër, i kontrolluar dhe i shëndetshëm.
7.Zgjidhni pjesë këmbimi për filtra uji cilësore
Blerja e një sistemi filtrimi është një investim i rëndësishëm për shëndetin tuaj. Po aq e rëndësishme është edhe cilësia e ndërruesve të filtrit. Zgjidhni një kompani që ofron ndërrues origjinalë dhe të garantuar, të disponueshëm lehtësisht dhe në çdo kohë.
8.Sasia e ujit të filtruar dhe jetëgjatësia
Sasia e ujit të filtruar duhet të jetë mbi 15.000 litra, në mënyrë që e gjithë familja të mund të pijë, të gatuajë, të përgatisë pije dhe të lajë ushqimet. Jetëgjatësia e një filtri duhet të jetë rreth një vit, duke siguruar ujë të pastër dhe pa klor deri në pikën e fundit të përdorimit.
+1. Lexoni vlerësimet dhe komentet
Shikoni vlerësimet në Facebook dhe Google për kompanitë dhe filtrat e ujit. Përvojat reale të përdoruesve janë një udhëzues i vlefshëm për të bërë zgjedhjen e duhur për shëndetin tuaj.