🔍 Njoftim për përmbajtje mashtruese dhe të rreme në TikTok🔍
Po informojmë miqtë e faqes sonë se Drejtoria e Krimeve Elektronike ka marrë tashmë në dorë rastin e një llogarie anonime në platformën TIK TOK, e cila u përdor për përhapjen e përmbajtjes së rreme dhe të dëmshme kundër kompanisë sonë.
Çështja tashmë ka marrë rrugën ligjore dhe kompania jonë do të bëjë deri në fund gjithçka që parashikon ligji për identifikimin dhe ndëshkimin e rreptë të autorit dhe të mundshëm bashkëpunëtorëve të tij.