«Kimikatet e përherëshme» në ujin e rubinetit rrisin rrezikun e kancerit deri në 33%
Burrat në zona me nivele të larta PFAS kanë shfaqur një përqindje më të lartë të leuçemisë dhe kancerit në sistemin urinar, në tru dhe në indet e buta.
Çfarë tregon studimi
Për një rritje të përqindjes së shfaqjes së kancerit deri në 33% flet Një studim i kryer nga Shkolla Mjekësore Keck e Universitetit të Kalifornisë së Jugut (USC) tregon se ekspozimi ndaj «kimikateve të përhershme», të cilat gjënden në ujin e rubinetit mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së kancerit deri në 33%.
Çfarë janë PFAS dhe ku gjenden
Substancat polifluoroalkilike (PFAS), të njohura tani si “kimikatet e përhershme”, gjenden pothuajse në gjysmën – 45% – të rezervave të ujit të pijshëm në Shtetet e Bashkuara dhe sipas studiuesve lidhen me rritjen e shpeshtësisë së disa llojeve të kancerit të sistemit tretës, endokrinologjisë, shkallës së frymëmarrjes, gojës dhe fytit.
Ku u publikua studimi
Raporti që u publikua në Journal of Exposure Science and Environmental Epidemiology është i pari që analizon lidhjen midis kancerit dhe ndotjes së ujit të pijshëm nga PFAS në SHBA, ndërsa hulumtime të mëparshme i kanë lidhur këto substanca të dëmshme me një sërë problemesh shëndetësore si kanceri i veshkave, gjirit dhe testikujve.
Çfarë zbuloi ekipi kërkimor
Ekipi kërkimor, duke analizuar të dhënat e popullsisë, vuri re një model shqetësues, sipas të cilit në qarqe me nivele të rritura të PFAS janë regjistruar më shumë raste kanceri gjatë periudhës 2016 – 2021. Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të SHBA (EPA), ndotja nga këto substanca çon në rreth 6.800 raste të reja kanceri çdo vit.
Cilat zona u prekën
Rezultatet treguan se normat e kancerit në qarkun e New York dhe Kaliforni u rritën nga 2% deri në 33%, studiuesit shprehën shqetësim vecanërisht për një lloj PFAS-i të quajtur acidin perfluorobutanosulfonik (PFBS) që lidhet me kancerin e gojës dhe të fytit.
Cilët preken më shumë nga PFAS
Sipas studimit:
- Burrat në zona me nivele të larta PFAS shfaqën më shumë raste të rritura të leukemisë dhe kancerit që prekin sistemin urinar, trurin dhe indet e buta.
- Gratë në të njëjtat zona kishin një përqindje më të larë të kancerit të tiroides, të gojës, të fytit dhe të indeve të buta.
Çfarë deklaron drejtuesi i studimit
«Këto gjetje na lejojnë të nxjerrim një përfundim fillestar në lidhje me disa llojeve midis disa kancerëve të rrallë dhe PFAS», deklaroi Siguen Sherlock Li, studiues postdoktoral në Departamentin e Epidemiollogjisë së Popullsisë dhe Shëndetit Publik në Shkollën Mjekësore Kec dhe kryeredaktor i studimit.
Rregullore të reja dhe veprime të ardhshme
Liu theksoi se nga 2029, EPA do të kontrollojë nivelet e gjashtë llojeve të PFAS në ujin e pijshëm, por ekziston mundësina që të nevojiten kufij më të rreptë për mbrojtjen e shëndetit publik.
Gjithashtu «Disa PFAS që janë studiuar më pak duhet të monitorohen më nga afër dhe autoritetet rregullatore po shqyrtojnë masa shtesë pasi ende nuk janë vendosur kontrolle të forta për to.
Ku tjetër gjenden PFAS në përditshmërinë
Përveç ujit, përdorimi i tyre është i përhapur edhe në produkte të përditshëm si:
- Enë gatimi që nuk ngjisin (teflon),anti-ngjitës
- Rroba të papërshkueshme nga uji
- Ambalazhe dhe paketim ushqimi
Me larjen dhe me kontaktin me lëkurën, njeriu ekspozitohet ndaj substancave të dëmshme dhe madje sasi të vogla të tyre mund të depërtojnë në organizëm, duke çuar në pasoja të mundshme afatgjata për shëndetin.
Burimi: NewMoney Green