Dielli “vret” shishen e ujit.
Dielli dhe uji i ambalazhuar nuk shkojnë bashkë
Temperaturat e larta dëmtojnë paketimin dhe transferojnë toksina në ujë
«Nuk pi ujë të ambalazhuar sepse nuk mund të jem i sigurt nën çfarë kushtesh është ruajtur shishja», deklaron për gazetën “TA NEA” profesori i Mikrobiologjisë së Ushqimeve në Departamentin e Shkencës dhe Teknologjisë Ushqimore të Universitetit Bujqësor dhe anëtar i Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), z. Georgios Nychas. Ai shton se rreziqet për shëndetin, kur një shishe me ujë të ambalazhuar ekspozohet ndaj temperaturave të larta, janë të vërtetuara shkencërisht.
«Kur një shishe me ujë të ambalazhuar qëndron vazhdimisht e ekspozuar ndaj diellit, ajo bëhet pa dyshim e rrezikshme për shëndetin. Për shkak të temperaturave të larta zhvillohen dhe shumohen mikroorganizma patogjenë», thekson ai.
Ujë i ambalazhuar i rrezikshëm për shëndetin
Konsumatorët , veçanërisht gjatë muajve të verës, konsumojnë ujë të ambalazhuar që mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin. Në mijëra pika shitjeje në të gjithë Shqipërine , shishet e ujit të ambalazhuar gjenden të ekspozuara ndaj temperaturave shumë të larta, nën rrezet e diellit, në vend që të ruhen në ambiente me hije, siç përcaktojnë standardet e sigurisë.
Dielli dhe uji i ambalazhuar: rreziku rritet gjatë verës!
Ujëra të rrezikshme. Në shumë dyqane, shishet vendosen në trotuar, të ekspozuara drejtpërdrejt ndaj diellit dhe jo në ambiente me hije dhe temperaturë deri në 18°C, siç parashikojnë specifikimet e sigurisë.
Këto janë kushte që mund të dëmtojnë cilësinë e ujit dhe të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore