“Koktejl shpërthyes” në ujërat e ambalazhuara (TO BHMA)
Ujërat e ambalazhuara janë të rrezikshme, sipas një studimi të ri
Gjatë tetë viteve të fundit, një në dhjetë mostra ujë të ambalazhuar përmban një sasi të madhe mikroorganizmash patogjenë të rrezikshëm.
Ujërat e ambalazhuara të rrezikshme përmbajnë kolibaktere, pseudomonada dhe enterokokë.
Mikroorganizma patogjenë të rrezikshëm janë identifikuar nga shkencëtarë grekë në ujëra të ambalazhuara vendase, të cilat u analizuan në kuadër të një studimi tetëvjeçar. Kolibaktere, pseudomonada dhe mikrobe të tjera “pasurojnë” në mjaft raste ujin që konsumojmë. Bëhet fjalë për një “koktejl shpërthyes”, i cili mund të shkaktojë infeksione tek personat me sistem imunitar të dobësuar.
Sipas një studimi të ri, ende të pabotuar dhe me shtrirje të gjerë, të realizuar nga specialistë të Universiteteve të Patras dhe Trakës, i cili publikohet sot nga gazeta “To Bhma”, 13,95% e mostrave të ujit mineral të ambalazhuar që u kontrolluan gjatë periudhës 1995–2003 nuk përmbushnin kërkesat e legjislacionit grek.
Sipas studiuesve, shkaktarët kryesorë të ndotjes mikrobiologjike të ujërave të ambalazhuara janë:
- pajisjet e procesit të ambalazhimit dhe,
- mbi të gjitha, temperatura e ruajtjes së ujërave të ambalazhuara.
Burimi: TO BHMA