Konferenca e parë ndërkombëtare për ujin në Qipro, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Bujqësisë
Fjala e mbajtur në Konferencën ndërkombëtare për ujin nga z. Kostas Athanassiou kishte në qendër ujin e pijshëm, sfidat dhe mundësitë në Mesdheun Lindor.
Në Qipro u organizua Forumi i parë ndërkombëtar për ujin, ku morën pjesë profesorë universitetesh nga vende të ndryshme, drejtues të Ministrive të Bujqësisë dhe Shëndetësisë së Qipros dhe Greqisë, përfaqësues të Laboratorit Kimik Shtetëror, si edhe shumë institucione të tjera. Të gjithë folësit u ndalën te problemet serioze që lidhen me ujin dhe rreziqet që paraqiten kur konsumojmë ujë të ndotur me ndotës kimikë dhe mikroorganizma patogjenë.
Z. Kostas Athanassiou, specialist i çertifikuar për cilësinë e ujit nga Water Quality Association (SHBA), analizoi në mënyrë të detajuar problemet madhore të ndotjes së ujit. Gjatë fjalës së tij në Kongresin Ndërkombëtar për Ujin, ai shpjegoi rreziqet serioze për shëndetin dhe theksoi se vetëm familjet mund të japin një zgjidhje rrënjësore për cilësinë e ujit që konsumojnë çdo ditë.
Ai u ndal gjithashtu te rreziqet që sjell klori në ujin e pijshëm, duke theksuar se organizmi i njeriut nuk e eliminon klorin, gjë që, sipas tij, lidhet me rritjen e rasteve të sëmundjeve të veshkave, problemeve kardiake dhe sëmundjeve të tjera serioze.
Uji i klorinuar, kur konsumohet, shkatërron bakteret e dobishme të stomakut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga mikroorganizmat patogjenë. Për më tepër, ai ndërhyn negativisht edhe në veprimin e antibiotikëve, duke i bërë ato më pak efektive gjatë trajtimit mjekësor.
Në përfundim, z. Athanassiou theksoi rëndësinë jetike të informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut mbi cilësinë e ujit dhe mënyrat se si mund të mbrohemi. Në këtë konferencë, z. Kostas Athanassiou dhe kompania Camelot® u nderuan me çmim për kontributin e tyre shumëvjeçar në fushën e parandalimit dhe shëndetit.
Mars 2023