👶A mund të pinë të porsalindurit ujë të filtruar nga Camelot?
Sigurisht që munden — dhe jo vetëm që munden, të porsalindurit duhet të pinë vetëm ujë të filtruar me cilësi të lartë, si ai i sistemit Imperial Plus® nga Camelot®, veçanërisht kur bëhet fjalë për hollimin e qumështit pluhur ose kur fillojnë të pinë ujë në një moshë më të madhe.
🧬 Pse është kaq i rëndësishëm për të porsalindurit?
Uji që konsumojnë të porsalindurit është thelbësor për shëndetin e tyre, pasi trupat e tyre janë jashtëzakonisht të ndjeshëm. Sistemet e tyre imunitare nuk janë zhvilluar ende plotësisht dhe ekspozimi më i vogël ndaj metaleve të rënda, agjentëve mikrobike ose kimikateve mund të shkaktojnë probleme të konsiderueshme.
🚰 Cilat janë rreziqet nga uji i rubinetit?
Fatkeqësisht, uji i rubinetit —madje edhe në zonat me cilësi në dukje “të mirë” — shpesh përmban mbetje klori, përbërës të plumbit (nga tubat e vjetër), mikroplastikë, mbetje farmaceutike dhe ndotës të tjere, që konsiderohen të rrezikshme, veçanërisht për të porsalindurit.
🧴 A është i sigurt uji i ambalazhuar për foshnjat?
E njëjta vlen edhe për ujin e ambalazhuar. Megjithëse duket “i pastër” në dukje, ai nuk ofron asnjë garanci cilësie për foshnjat. Shumë ujëra të amalazhuar nuk filtrohen në menyrë të mjaftueshme, shpesh të ekspozuara ndaj temperaturave që degradojnë plastikën, duke rezultuar në transferimin e mikroplastikës ose substancave të tjera në përmbajtje.
Për më tepër, ato nuk kanë stabilitetin e nevojshëm në përbërje për një organizëm kaq të ndjeshëm, ndërsa nuk janë të pakta rastet kur ujerat e ambalazhuara kanë paraqitur probleme me sigurinë ose pastërtinë.
💧 Zgjidhja: Imperial Plus® nga Camelot®
Pikërisht këtu hyn në lojë nevoja për ujë natyral, të pastër dhe të sigurt, të cilin mund ta sigurojmë vetëm përmes sistemeve të specializuara të filtrimit. Imperial Plus® nga Camelot® është zgjidhja ideale, pasi ofron filtrimin natyral pa kimikate të shtuara dhe eleminon në mënyrë efektive:
- metale të rënda
- mikroorganizma
- klori
- nënprodukte të klorinimit
- hormone
- mbetjet farmaceutike
- mikroplastika
- dhe substanca të tjera të rrezikshme
…të cilat janë jashtëzakonisht të rrezikshme për foshnjat.
🔌 Funksionim i sigurt pa energji elektrike
Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se Imperial Plus® funksionon pa energji elektrike, dicka që siguron se:
- uji nuk “dëmtohet
- nuk ka rritje mikrobike për shkak të temperaturave
- dhe struktura e tij fizike nuk ndryshon.
Një tjetër avantazh është se nuk i largon kripërat minerale dhe mikroelementet e nevojshëm nga uji, gjë që është shumë e rëndësishme për zhvillimin e duhur të fëmijëve.
🥣 Uji i pastër dhe në ushqimin e foshnjave
Për më tepër, uji i filtruar nga Imperial Plus® është ideal jo vetëm për tu pirë siç është, por edhe për përgatitjen e:
- qumështit
- të kremrave për foshnjat
- e supës
- të lëngjeve
- edhe për kremrat e parë të frutave ose miellin e orizit
Përdorimi i ujit të pastër dhe të sigurt në procesin e përgatitjes së ushqimeve për foshnjat është po aq i rëndësishëm sa edhe zgjedhja e lëndëve të para cilësore. Edhe nëse përdorni qumështin më të mirë ose fruta dhe perime organike, nëse uji nuk është krejtësisht i pastër dhe i sigurt, ekziston rreziku i ndotjes ose prishjes së produktit përfundimtar që do të konsumojë foshnja juaj.
👨👩👧 Investimi më i mirë për shëndetin e fëmijës
Prandaj në familjet me të porsalindur, përdorimi i ujit të filtruar me cilësi të lartë është i panegociueshëm— dhe jo çdo ujë i filtruar, por një sistemi që ka provuar efektivitet dhe besueshmëri, siç është Imperial Plus® nga Camelot®.
Ia vlen të investohet në shëndetin e fëmijëve tanë në një mënyrë të sigurt, natyrale dhe të qëndrueshme.
✅ Konkluzioni
Prandaj përgjigjja e pyetjes është e qartë :
Po, të porsalindurit mund dhe duhet të pinë ujë të filtruar — dhe veçanërisht nga filtri Imperial Plus® nga Camelot®.
Uji i rubinetit dhe uji i amalazhuar nuk janë të përshtatshëm për një organizëm kaq të ndjeshëm.