Skip to content
logo
JU LUTEM ZGJIDHNI VENDIN TUAJ
  • ITALY
  • ITALIAN
  • ENGLISH
  • BULGARIA
  • BULGARIAN
  • ENGLISH
  • FRANCE
  • FRENCH
  • ENGLISH
  • GERMANY
  • GERMAN
  • ENGLISH
  • UNITED KINGDOM
  • ENGLISH

👶A mund të pinë të porsalindurit ujë të filtruar nga Camelot?

thumbnail

Sigurisht që munden — dhe jo vetëm që munden, të porsalindurit duhet të pinë vetëm ujë të filtruar me cilësi të lartë, si ai i sistemit Imperial Plus® nga Camelot®, veçanërisht kur bëhet fjalë për hollimin e qumështit pluhur ose kur fillojnë të pinë ujë në një moshë më të madhe.

🧬 Pse është kaq i rëndësishëm për të porsalindurit?

Uji që konsumojnë të porsalindurit është thelbësor për shëndetin e tyre, pasi trupat e tyre janë jashtëzakonisht të ndjeshëm. Sistemet e tyre imunitare nuk janë zhvilluar ende plotësisht dhe ekspozimi më i  vogël ndaj metaleve të rënda, agjentëve mikrobike ose kimikateve mund të shkaktojnë probleme të konsiderueshme.

🚰 Cilat janë rreziqet nga uji i rubinetit?

Fatkeqësisht, uji i rubinetit —madje edhe në zonat  me cilësi në dukje “të mirë” — shpesh përmban mbetje klori, përbërës të plumbit (nga tubat e vjetër), mikroplastikë, mbetje farmaceutike dhe ndotës të tjere, që konsiderohen të rrezikshme, veçanërisht për të porsalindurit.

🧴 A është i sigurt uji i ambalazhuar për foshnjat?

E njëjta vlen edhe për ujin e ambalazhuar. Megjithëse duket “i pastër” në dukje, ai nuk ofron asnjë garanci cilësie për foshnjat. Shumë ujëra të amalazhuar nuk filtrohen në menyrë të mjaftueshme, shpesh të ekspozuara ndaj temperaturave që degradojnë plastikën, duke rezultuar në transferimin e mikroplastikës ose substancave të tjera në përmbajtje.

Për më tepër, ato nuk kanë stabilitetin e nevojshëm në përbërje për një organizëm kaq të ndjeshëm, ndërsa nuk janë të pakta rastet kur ujerat e ambalazhuara kanë paraqitur probleme me sigurinë ose pastërtinë.

💧 Zgjidhja: Imperial Plus® nga Camelot®

Pikërisht këtu hyn në lojë nevoja për ujë natyral, të pastër dhe të sigurt, të cilin mund ta sigurojmë vetëm përmes sistemeve të specializuara të filtrimit. Imperial Plus® nga  Camelot® është zgjidhja ideale, pasi ofron filtrimin natyral pa kimikate të shtuara dhe eleminon në mënyrë efektive:

  • metale të rënda
  • mikroorganizma
  • klori
  • nënprodukte të klorinimit
  • hormone
  • mbetjet farmaceutike
  • mikroplastika
  • dhe substanca të tjera të rrezikshme

…të cilat janë jashtëzakonisht të rrezikshme për foshnjat.

🔌 Funksionim i sigurt pa energji elektrike

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se Imperial Plus® funksionon pa energji elektrike, dicka që siguron se:

  • uji nuk “dëmtohet
  • nuk ka rritje mikrobike për shkak të temperaturave
  • dhe struktura e tij fizike nuk ndryshon.

Një tjetër avantazh është se nuk i largon kripërat minerale dhe mikroelementet e nevojshëm nga uji, gjë që është shumë e rëndësishme për zhvillimin e duhur të fëmijëve.

🥣 Uji i pastër dhe në ushqimin e foshnjave

Për më tepër, uji i filtruar nga Imperial Plus® është ideal jo vetëm për tu pirë siç është, por edhe për përgatitjen e:

  • qumështit
  • të kremrave për foshnjat
  • e supës
  • të lëngjeve
  • edhe për kremrat e parë të frutave ose miellin e orizit

Përdorimi i ujit të pastër dhe të sigurt në procesin e përgatitjes së ushqimeve për foshnjat është po aq i rëndësishëm sa edhe zgjedhja e lëndëve të para cilësore. Edhe nëse përdorni qumështin më të mirë ose fruta dhe perime organike, nëse uji nuk është krejtësisht i pastër dhe i sigurt, ekziston rreziku i ndotjes ose prishjes së produktit përfundimtar që do të konsumojë foshnja juaj.

👨‍👩‍👧 Investimi më i mirë për shëndetin e fëmijës

Prandaj në familjet me të porsalindur, përdorimi i ujit të filtruar me cilësi të lartë është i panegociueshëm— dhe jo çdo ujë i filtruar, por një sistemi që ka provuar efektivitet dhe besueshmëri, siç është Imperial Plus® nga Camelot®.

Ia vlen të investohet  në shëndetin e fëmijëve tanë në një mënyrë të sigurt, natyrale dhe të qëndrueshme.

✅ Konkluzioni

Prandaj përgjigjja e pyetjes është e qartë :

Po, të porsalindurit mund dhe duhet të pinë ujë të filtruar — dhe veçanërisht nga filtri Imperial Plus® nga Camelot®.
Uji i rubinetit dhe uji i amalazhuar nuk janë të përshtatshëm për një organizëm kaq të ndjeshëm.

e mëparshme
🐾 Pse është e nevojshme ti japim ujë të filtruar nga Imperial® Plus i Camelot® edhe për kafshët tona shtëpiake?
tjetër
🥦 A duhet të lajmë ushqimet tona (frutat, perimet, mishin, peshkun etj.) me ujë të pastër të filtruar?
Filtra uji Camelot

Filtra Uji | Banjo | Dush | Ajër | Ftohës | Filtër ndërrimi

Filtrat e Ujit Camelot®
Prani Globale

23

VENDET

62

ÇERTIFIKIME
NDËRKOMBËTARE

157.484

VLERËSIMET E KLIENTËVE NË MBARË BOTËN

45

VITE FUNKSIONIMI

2.4M

MILIONA KLIENTË TË KËNAQUR NË MBARË BOTËN

VENDET

ÇERTIFIKIME
NDËRKOMBËTARE

VLERËSIMET E KLIENTËVE NË MBARË BOTËN

VITE
FUNKSIONIMI

MIJËRA KLIENTË TË KËNAQUR NË MBARË BOTËN

Na kontaktoni

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.
Go to wishlist