Skip to content
logo
JU LUTEM ZGJIDHNI VENDIN TUAJ
  • ITALY
  • ITALIAN
  • ENGLISH
  • BULGARIA
  • BULGARIAN
  • ENGLISH
  • FRANCE
  • FRENCH
  • ENGLISH
  • GERMANY
  • GERMAN
  • ENGLISH
  • UNITED KINGDOM
  • ENGLISH

🛒 A mund ta provoj filtrin para se ta blej?

thumbnail

Kjo pyetje është plotësisht logjike dhe e nevojshme  dhe nxjerr në pah maturinë e një konsumatori që kërkon jo thjesht një produkt, por një zgjidhje të vërtetë për cilësinë e ujit që konsumon ai dhe familja e tij sepse është çështje shëndeti. Tek Camelot®, përgjigjja është e qartë:

Po, mund dhe duhet ta provoni  filtrin përpara se ta blini — plotësisht në mënyrë të sigurt dhe pa detyrime.

Filozofia e Camelot® bazohet në transparencë, besim dhe përvojën personale të klientit. Për ne, marrëdhënia me klientin nuk është thjesht një  shitje, por një bashkëpunim afatgjatë që fillon me një provë dhe vazhdon me besueshmëri, shërbim dhe kujdes.

👨‍🔬 Prezentim dhe informacion falas në vendodhjen tuaj

Procesi fillon me një takim krejtësisht falas në vendodhjen tuaj — qoftë për një banesë apo një biznes. Një konsulent specialist i Camelot® viziton vendodhjen tuaj dhe kryen :

  • Testet e ujit direkt nga çesma juaj
  • Prezantim i teknologjisë së filtrimit në kohë reale
  • Krahasimi midis ujit të pafiltruar dhe ujit të filtruar
  • Testin e klorit, matjen e TDS (kripërave minerale të tretura në ujë)
  • Shpjegimi i modeleve të ndryshme
  • Mbi të gjitha, informacion mbi parandalimin

Kështu që , para se të bëni një blerje, mund ta provoni dhe të shihni ndryshimin.

Kjo është edhe diferenca e madhe e Camelot® me kompanitë e tjera, që thjesht dërgojnë filtrat e tyre me korrier, pa asnjë shpjegim paraprak, pa teste, pa analiza ose instalim në vendodhjen tuaj. Camelot® ju ofron diçka cilësore superiore: prani personale, matje profesionale dhe përvojë para çdo vendimi.

🧪 Si bëhet testi?

Testi është praktik dhe interaktiv. Përdoren reagente të posaçëm laboratorik dhe instrumente portative që zbulojnë menjëherë:

  • Prania e  klorit (përmes  reaksioneve me tretësira që ndryshojnë ngjyrë)
  • Dallimi në shije dhe erë 
  • Dendësia e kripërave minerale të tretura (TDS)

Pas këtij procesi, nuk nevojiten fjalë – prova është para jush, në gotë.

🚫 Pa angazhime ose presion

Testimi i filtrit nuk ju detyron të bëni asnjë blerje. Konsuleti i Camelot® nuk ka asnjë presion tregtar apo nxitje shitjesh . Përkundrazi, ai është aty për t’ju ndihmuar të zgjidhni me përgjegjësi, bazuar në nevojat tuaja dhe cilësinë e ujit tuaj.

Mund të merrni informacion të plotë, ta provoni në praktikë dhe të merrni kohën tuaj për të vendosur.

💡 Mundësia për ta provuar para se ta blini është diçka që pothuajse asnjë kompani tjetër në treg nuk e ofron.

Shumica e kompanive të filtrave funksionojnë thjeshtë komercialisht: promovojnë filtrat e tyre në internet ose nëpërmjet telefonit, dërgojnë pajisjet me korrier, dhe klientit i kërkohet ta instalojë vetë — pa asnjë informacion paraprak, analizë uji ose demonstrim teknik. Kjo rezulton në shumicën e përdoruesve, nga padija, të zgjedhin filtra uji që “duken ekonomikë”, por në fund të fundit  nuk përmbushin nevojat e tyre, as nuk ofrojnë atë që premtojnë. Thjesht heqin pak në fillim erën dhe vetëm pak klorin, por nuk heqin ndotësit kimikë të rrezikshëm nga uji.

Camelot®, qasja është rrënjësisht ndryshe: ne nuk shesim filtra uji — ne ofrojmë një shërbim gjithëpërfshirës të cilësisë së ujit. Dhe ky shërbim fillon me një prezantim falas, matje analitike, testim në kohë reale, dhe krahasim të rezultateve përpara klientit.

Nuk ka premtim — ka provë empirike.
Është mënyra e vetme për të qenë plotësisht të sigurt për atë që hyn në gotën tuaj.
Ky nivel shërbimi është ai që e ka bërë Camelot® zgjedhjen më të mirë në Greqi dhe Qipro për dekada të tëra.

✅ Përfundimi 

Po, mund dhe duhet ta provoni filtrin Camelot® përpara se ta blini. Në fakt, ne inkurajojmë këtë proces, pasi na jep mundësinë t’ju tregojmë ndryshimin në veprim dhe t’u përgjigjemi çdo pyetje që mund të keni.

Camelot® nuk shet “një filtër uji”. Ofron përvojë, cilësi dhe siguri, dhe kjo fillon me një prezantim dhe provë falas në shtëpinë tuaj – diçka që asnjë kompani tjetër nuk e ofron në të njëjtën mënyrë.

Na kontaktoni sot dhe përjetoni ndryshimin në formën e tij më të pastër.

e mëparshme
📜 Filtrat e ujit të çesmës dhe cila është rëndësia e çertifikimeve për shëndetin e konsumatorit?
tjetër
⚡ Më kanë bërë një test me një aparat precipitator elektrik dhe ndryshoi ngjyra e ujit të çesmës dhe disa ujrave të tjerë të filtruar përveç filtrit të tyre që është me osmozë të kundërt. A është ky një fakt që uji im nuk është i pastër ndërsa i tyre është?
Filtra uji Camelot

Filtra Uji | Banjo | Dush | Ajër | Ftohës | Filtër ndërrimi

Filtrat e Ujit Camelot®
Prani Globale

23

VENDET

62

ÇERTIFIKIME
NDËRKOMBËTARE

157.484

VLERËSIMET E KLIENTËVE NË MBARË BOTËN

45

VITE FUNKSIONIMI

2.4M

MILIONA KLIENTË TË KËNAQUR NË MBARË BOTËN

VENDET

ÇERTIFIKIME
NDËRKOMBËTARE

VLERËSIMET E KLIENTËVE NË MBARË BOTËN

VITE
FUNKSIONIMI

MIJËRA KLIENTË TË KËNAQUR NË MBARË BOTËN

Na kontaktoni

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.
Go to wishlist