🧂 A i largojnë sistemet tuaja kripërat minerale të mira nga uji?
Sistemet e filtrimit të ujit të Camelot®, të tilla si Imperial®, kanë si qëllim kryesor heqjen e substancave të dëmshme nga uji, duke ruajtur njëkohësisht kripërat minerale të mira dhe elementët gjurmë që janë të dobishme për shëndetin e njeriut.
Është një shqetësim i zakonshëm ndërmjet konsumatorëve nëse filtrat e ujit heqin edhe kriperat minerale të nevojshme për organizmin. Në rastin e sistemeve Imperial®, përgjigjja është e qartë: mineralet e mira nuk hiqen. Ndërsa në rastin e sistemeve të tjera konkuruese me osmozë të kundërt ato hiqen dhe uji bëhet i pa pijshëm siç do të shihni më poshtë.
💧 Rëndësia e kripërave minerale në ujë
Kripërat minerale dhe elementët gjurmë si kalciumi, magnesi, kaliumi dhe të tjera janë thelbësore për organizmin e njeriut.
Këto kripëra minerale:
- Kontribuojnë në funksionimin e duhur të muskujve dhe nervave
- Forcojnë shëndetin e kockave
- Kontribuojnë në ekuilibrin e elektroliteve në trup.
Mungesa e këtyre elementeve mund të çojë në probleme si:
- Ngërçet e muskujve
- Kocka të dobëta
- Disbalancë e elektroliteve
Shumë ujëra të ambalazhuara në treg janë të varfëra nga kriprat minerale, pa e ditur konsumatorët.
⚙️ Si funksionojnë sistemet Imperial
Sistemet Imperial® nga Camelot® përdorin teknologji filtrimi që:
- Largojnë ndotësit e dëmshëm si klori, metale të rënda, mikroorganizmat dhe kimikatet e rrezikshme
- Ruajnë kripërat mineralet të mira
Kjo arrihet përmes:
- Karbonit aktiv të kompresuar nga kokosi Grade 1
- Membranat e veçanta brenda dhe jashtë. Membranat janë zgjedhur në mënyrë që të kalojnë vetëm mineralet e nevojshme për organizmin.
🧪 Eksperimenti me matësin TDS
Për të vërtetur se sistemet Imperial® nuk heqin mineralet e mira , ne përdorim matësin e lëndëve të tretura totale (TDS).
Matësi TDS :
- Mat përqendrimin e kripërave të tretura në ujë
- Nuk tregon nëse uji përmban kimikate, por vetëm praninë e kripërave
Në eksperiment, ne përdorim TDS para dhe pas filtrimit të ujit. Leximi i TDS mbetet i qëndrueshëm, duke vërtetuar se kripërat minerale të dobishme nuk hiqen. Ky eksperiment bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë për çdo klient të ri për transparencë dhe besueshmëri.
📊 Kuptimi i treguesit TDS
Është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë mat saktësisht një matës TDS:
- Jep një tregues të përgjithshëm të sasisë së kripërave të tretura (të mira ose të këqija)
- Nuk është një mjet për vlerësimin e pastërtisë
- Nuk zbulon praninë e kimikateve ose substancave toksike
Shembull:
- Ujë i dejonizuar nga supermarketet tregon ≈ 0 TDS
- Megjithatë, mund të përmbajë kimikate ose të jetë i papërshtatshëm për pirje
Kjo është edhe arsyeja pse TDS nuk mund të konsiderohet “test i pastërtisë”, siç promovojnë disa kompani.
✅ Konkluzioni
Sistemet e filtrimit të ujit Imperial® të Camelot® janë projektuar për të ofruar:
- Ujë të pastër dhe të sigurt
- Pa hequr kripërat minerale esenciale
Me ndihmën e matësit TDS, ne vërtetojmë se kriprat minerale të mira mbeten pas filtrimit.
Kuptimi i duhur i rolit dhe indikacioneve të TDS është thelbësor për vlerësimin e cilësisë së ujit.
Kripërat minerale të mira janë thelbësore për shëndetin tonë, dhe sistemet Imperial® sigurojnë:
- Siguri
- Pastërti
- Vlera ushqyese të ujit
Një filtër që pastron plotësisht ujin, por largon edhe kripërat minerale të nevojshme, është një zgjidhje “pa ngjyrë”, e rrezikshme.