🎨Filtri im i ndërrimit doli i bardhë ndryshe nga shumë të njohurit e mi që kanë sistemin tuaj që del i ndotur pas një viti përdorimi. Pse ndodh kjo?
Çështja e pastërtisë së filtrit pas përdorimit të zgjatur është një temë e zakonshme diskutimi midis përdoruesve të sistemeve të filtrimit të ujit. Në Camelot®, filtrat tanë janë të projektuar për të ofruar cilësinë më të lartë të ujit, duke ruajtur njëkohësisht sigurinë dhe shëndetin e konsumatorëve tanë.
🧪 Membranat Natyrore Speciale dhe Funksioni i Filtrit
Filtri i ndërrimit Imperial® përmban shumë membrana të shumta natyrale speciale nga 0,1 deri në 0,4 mikron që janë të specializuara në mbajtjen e grimcave të ngurta si ndryshku, balta, dheu, si dhe grimca të tjera të pezulluara, sipas madhësisë së mikronëve. Këto membrana janë thelbësore për të siguruar pastërtinë e ujit që arrin në gotën tuaj. Një tregues shtesë i efikasitetit të këtyre membranave është se ato funksionojnë si një vijë e parë mbrojtëse para se uji të arrijë te karboni aktiv, duke rritur jetëgjatësinë dhe performancën e tij.
🏠 Cilësia dhe Përbërja e Tubave
Një faktor që mund të shpjegojë pse filtri juaj mbetet i bardhë pas një viti përdorimi është cilësia dhe gjendja e tubave në rrjetin tuaj. Nëse tubat e rrjetit tuaj janë prej plastike dhe të rinj, atëherë është më pak e mundur që të lëshojnë ndryshk dhe papastërti të tjera në ujë. Kjo do të thotë se filtri juaj nuk ka nevojë të luftojë kaq shumë substanca ndotëse, duke rezultuar në mbajtjen e tij më të pastër nga jashtë. Në rrjete më të vjetra me tuba hekuri, ndotja e jashtme është më e zakonshme për shkak të oksidimit dhe korrozionit të metalit.
🌿 Karboni Aktiv Farmaceutik
Megjithëse membranat e jashtme të filtrit mund të duken të pastra, shumica e kimikateve të rrezikshme nuk kanë ngjyrë dhe për këtë arsye nuk identifikohen me sy të lirë. Këtu hyn në lojë roli i karbonit aktiv farmaceutik që ndodhet brenda filtrit Imperial®. Karboni aktiv farmaceutik Imperial® me peshë 850 gram nga kokosi i cilësisë së lartë, është jashtëzakonisht efektiv në largimin e të gjitha komponimeve kimike, siç janë klori, komponimet organike dhe kimikatet e tjera të dëmshme që mund të jenë të pranishme në ujin tuaj. Ky karbon është i çertifikuar sipas NSF/ANSI 42 dhe 53, duke ofruar prova të efektivitetit të tij në përmirësimin e shijes/erës dhe në heqjen e ndotësve të dëmshëm.
📏 Krahasimi i Sasisë së Karbonit
Në filtrat Imperial® Plus, përdoret 850 gram karbon aktiv farmaceutik i koncentruar, ndërsa në Imperial® Maximum kjo sasi arrin në 1200 gram. Kjo sasi është ndjeshëm më e madhe në krahasim me filtrat konkurrues në treg, të cilët shpesh përmbajnë vetëm 30, 80 ose 120 gram karbon. Kjo shkallë e lartë përqendrimi në Imperial® siguron që filtri mund të largojë në mënyrë efektive kimikatet e dëmshme për një periudhë më të gjatë dhe në një sasi dhe efikasitet më të madh. Pra, në 6 sekonda mund të kemi një litër ujë të pastër.
📌Konkluzioni
Dallimi në gjendjen e filtrit tuaj krahasuar me atë të të njohurve tuaj, mund të jetë për shkak të shumë faktorëve, siç janë cilësia e tubave që transportojnë ujin në shtëpinë tuaj, cilësia e ujit që hyn në filtrër dhe sasia e papastërtive që mban filtri juaj. Fakti që filtri juaj duket i pastër nuk do të thotë se nuk funksionon siç duhet ose se nuk po largon kimikatet e rrezikshme nga uji juaj ose mund ta ndrërroni atë më vonë nga data e caktuar e ndërrimit. Përkundrazi, kjo mund të nënkuptojë se sistemi juaj i ujit është në gjendje më të mirë, duke lejuar filtrin të ruajë pastërtinë e tij nga jashtë.
Megjithatë, funksioni më i rëndësishëm i filtrit është largimi i substancave kimike të rrezikshme të padukshme dhe kjo arrihet përmes karbonit aktiv të cilësisë dhe sasisë së lartë që përmban brenda Imperial®. Prandaj, edhe nëse filtri juaj duket i pastër, ai po kryen në mënyrë efektive punën e tij dhe ju siguron ujë të pastër dhe të sigurt duke mbajtur kimikatet. Materialet e përdorura të filtrave Camelot® janë projektuar për të qenë efektivë për një vit të plotë. Pas një viti, bazuar në specifikimet e prodhuesit, filtri duhet të zëvendësohet me një të ri. Ndryshimi parandalues, edhe nëse filtri duket i pastër, është thelbësor për mbrojtjen absolute të vazhdueshme nga ndotësit kimikë si klori, pesticidet dhe komponimet organike të paqëndrueshme.
