♻️ A ka ndonjë arsye për ta ndërruar filtrin më herët p.sh. çdo 6 muaj, si filtrat e tjerë në treg?
🔹 Përgjigjja është: Jo – dhe ne shpjegojmë pse.
Kur blini një filtër uji si Imperial Plus® ose Imperial Maximum® nga Camelot®, blini cilësi të çertifikuar, performancë të lartë dhe dekada eksperiencë. Këto njësi janë projektuar dhe testuar për të ofruar efektivitet të vazhdueshëm deri në 12 muaj ose për një sasi të caktuar të konsumit të ujit – deri në 15.000 litra uji, në varësi të cilësisë së ujit hyrës dhe përdorimit në familje.
🔬 Filtrat e Camelot® prodhohen në SHBA dhe përdorin karbon aktiv farmaceutik Grade 1 në sasi të mëdha 850 gram në Imperial Plus®, si dhe membrana të specializuara filtrimi 0,1 mikron. Këto teknologji nuk janë thjesht testuar në laborator – ato janë çertifikuar nga organizata ndërkombëtare, të tilla si NSF (Fondacioni Kombëtar Sanitar), se ato ruajnë kapacitetin e tyre filtrues për gjatë gjithë vitit.
✖️ Nga ana tjetër shumë filtra që pretendojnë të jenë konkurrues në treg nuk mund të ruajnë performancën e tyre përtej 2 deri në 6 muaj. Sidomos filtrat që përdorin sasi më të vogla karboni ose materiale më të lira, humbasin shumë shpejt aftësinë për të mbajtur klorin, mikro ndotësit dhe kimikatet që ndodhen në ujin e rrjetit. Kjo do të thotë se prodhuesit e tyre rekomandojnë ose edhe kërkojnë ndërrimin e filtrit çdo 3 ose 6 muaj, jo për arsye sigurie, por sepse filtri ndalon së qeni efektiv. Të gjithë këta filtra, thjesht reduktojnë ndotësit kimikë dhe nuk i largojnë të gjithë, duke rezultuar në një karakter akumulues brenda nesh me të gjitha pasojat.
📈 Kjo çon në ndërrime të shumëfishta vjetore të filtrave – dhe si pasojë, në kosto të shumëfishtë për konsumatorin. Një filtër që “duket” ekonomik në fillim, mund të përfundojë duke kushtuar dyfish ose edhe trefish brenda vitit, pikërisht sepse kërkon zëvendësime të shpeshta. Në të kundërt, filtrat nga Camelot® ofrojnë performancë të qëndrueshme, të parashikueshme dhe me një kosto të caktuar vjetore të përdorimit, pa surpriza.
💡 Për më tepër, Camelot® siguron që performanca e filtrave të saj të mos bazohet në gjykimin subjektiv të përdoruesit, por në të dhëna të matshme: koha (1 vit përdorimi) ose sasia (deri në 15.000 litra), cilado ndodh e para. Kjo qasje nuk është vetëm teknikisht e saktë, por edhe e drejtë ndaj konsumatorit.
📌 Konkluzioni:
Nuk ka asnjë arsye pë të ndërruar filtrin Imperial Plus® ose Imperial Maximum® para periudhës së rekomanduar të jetëgjatësisë së tij, përveç nëse keni tejkaluar volumin e ujit të filtruar. Ndryshimi i parakohshëm, i imponuar nga filtrat e tjerë të cilësisë së ulët, është rezultat i kufizimit teknik, jo i kujdesit parandalues.
💧 Kur zgjidhni Camelot®, zgjidhni siguri, qëndrueshmëri, besueshmëri dhe transparencë.
Nuk keni nevojë të shpenzoni më shumë, por duhet të dini saktësisht se çfarë ju paguani dhe çfarë ju ofrohet.