Skip to content
logo
JU LUTEM ZGJIDHNI VENDIN TUAJ
  • ITALY
  • ITALIAN
  • ENGLISH
  • BULGARIA
  • BULGARIAN
  • ENGLISH
  • FRANCE
  • FRENCH
  • ENGLISH
  • GERMANY
  • GERMAN
  • ENGLISH
  • UNITED KINGDOM
  • ENGLISH

🫧 Shumë herë kur hedhim një ujë të filtruar në tenxhere ose në një enë për ta zier, vërehen mbetje të bardha. A do të thotë kjo se uji im nuk është i pastër?

thumbnail

Të vëresh mbetje të  bardha në çajnik ose në enë të tjera pasi të kesh zierë ujin është një fenomen i zakonshëm që mund të shkaktojë shqetësim te shumë njerëz. Megjithatë, është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë i shkakton saktësisht këto mbetje dhe nëse kjo ndikon në cilësinë e ujit që konsumojmë.

🧪 Çfarë janë mbetjet e bardha?

Mbetja e bardhë që vëreni pas zierjes së ujit tuaj të filtruar janë kripra minerale të dobishme si kalciumi dhe magnesi. Këto kripra janë përbërës natyrorë të ujit të pijshëm dhe nuk përbëjnë një tregues të ndotjes ose papastërtisë. Në të vërtetë, këto minerale janë të thelbësore për shëndetin tonë, pasi kontribuojnë në shumë funksione biologjike dhe janë elektrolitë të dobishëm.

💧 A është i sigurt uji i filtruar nga Camelot®?

Uji i filtruar nga sistemet e Camelot® është i pastër dhe i sigurt për konsum. Mbetjet e bardha që mbeten pas  zierjes janë kripra minerale si kalciumi dhe magnezi, të cilat duhet të jenë të pranishme në ujin tonë të pijshëm dhe të cilat nuk duhet dhe nuk mbahen nga sistemet tona.

Këto kripra janë të dobishme dhe prania e tyre është thelbësore për shëndet të mirë.

Psh, kalciumi është i rëndësishëm për zhvillimin dhe ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve, ndërsa magnezi merr pjesë në shumë reaksione enzimatike dhe ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.

🔥 Pse shfaqen mbetje gjatë zierjes?

Gjatë zierjes së ujit, një sasi e tij avullohet, dhe kriprat minerale që ishin të tretura në ujë kanë tendence te precipitohen  në fund në muret e çajnikut  ose të tenxheres. Ky fenomen është plotësisht normal dhe nuk tregon një problem me cilësinë e ujit tuaj të filtruar.

🚱 Pastërtia ≠ Mungesa e mbetjeve

Shumë njerëz e ngatërrojnë pastërtinë e ujit me mungesën e ndonjë  mbetjeje të ngurta, por është e rëndësishme të dimë se uji plotësisht  i dejonizuar (domethënë pa kripëra minerale) është i rrezikshëm për konsum, pasi mineralet që përmban uji natyror janë thelbësore për shëndetin tonë.

🛡️ Çfarë bëjnë filtrat Camelot®?

Përveç kësaj, sistemet e filtrimit të Camelot® janë të dizajnuara për të mbajtur substanca të dëmshme, të tilla si metalet e rënda, komponimet organike, baktere dhe mikrobet, duke lejuar kalimin e kripërave minerale thelbësore.

Me këtë mënyrë, uji i filtruar që ata ofrojnë është i çertifikuar i pastër dhe i sigurt për konsum, duke ruajtur vlerat e tij ushqyese.

🧼 Si e pastroj ngrohësen e ujit?

Në rast se vëreni akumulim të mbetjeve të bardha në cajnikun tuaj, mund ta pastroni lehtësisht duke përdorur një tretës uthulle dhe uji. Lëreni tretësin të veprojë për pak kohë dhe pastaj shpërlani mirë çajnikun plotësisht. Ky pastrim do të heqë mbetjet dhe do të mbajë pajisjen tuaj në gjendje të mirë.

✅ Konkluzioni

Nuk keni pse të shqetësoheni për mbetjet e bardha që vëreni pas zierjes së ujit të filtruar. Uji juaj (i filtruar) nga sistemet e Camelot® është i pastër. Mbetjet e bardha janë kripra minerale si kalciumi, magnezi etj. që duhet të jenë të pranishme në ujin tonë të pijshëm dhe të cilat nuk duhet dhe nuk mbahen nga sistemet tona.

Thjesht gjatë zierjes dhe avullimit të pjesshëm që ndodh ngjiten në fund dhe në muret e çajnikut ose të enës.

 

e mëparshme
🧊 Çfarë ndodh kur ngrij ujin e filtruar – dhe çfarë tregon kjo?
tjetër
🍶 A mund ta ruaj ujin pasi ta filtroj?
Filtra uji Camelot

Filtra Uji | Banjo | Dush | Ajër | Ftohës | Filtër ndërrimi

Filtrat e Ujit Camelot®
Prani Globale

23

VENDET

62

ÇERTIFIKIME
NDËRKOMBËTARE

157.484

VLERËSIMET E KLIENTËVE NË MBARË BOTËN

45

VITE FUNKSIONIMI

2.4M

MILIONA KLIENTË TË KËNAQUR NË MBARË BOTËN

VENDET

ÇERTIFIKIME
NDËRKOMBËTARE

VLERËSIMET E KLIENTËVE NË MBARË BOTËN

VITE
FUNKSIONIMI

MIJËRA KLIENTË TË KËNAQUR NË MBARË BOTËN

Na kontaktoni

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.
Go to wishlist