Marrja e 4 çertifikimeve të reja ndërkombëtare ISO nga Camelot®
Me kënaqësi dhe satisfaksion të veçantë ju informojmë se kompania jonë CAMELOT INTERNATIONAL HEALTH ORGANIZATION, duke iu përgjigjur kërkesave të realitetit bashkëkohor të biznesit, si edhe duke synuar përmbushjen e shërbimit të vazhdueshëm, të menjëhershëm dhe sa më cilësor ndaj klientëve të saj, ka fituar katër (4) Çertifikime Ndërkombëtare ISO.
Çertifikimet Ndërkombëtare ISO që ka marrë CAMELOT INTERNATIONAL HEALTH ORGANIZATION janë:ISO 9001:2015, ISO 14001:2015, ISO 27001:2013, ISO 45001:2018.
Ndjeshmëria mjedisore e kompanisë e ka shtyrë atë në zhvillimin dhe zbatimin e një sistemi të menaxhimit mjedisor në përputhje me standardin ISO 14001, dhe jo vetëm.
Gjithashtu, interesimi i saj për kushte optimale të punës për punonjësit, në lidhje me punën, shëndetin dhe sigurinë, ishte baza për zhvillimin dhe zbatimin e një sistemi të menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë sipas standardit ISO 45001:2018.
Plotësimi i nevojave të klientëve, shërbimi i plotë dhe cilësor ndaj tyre, si dhe menaxhimi i sigurisë, konfidencialitetit të informacionit të organizatës dhe përpunimi i saktë e integriteti i të dhënave, përbënë kriteret kryesore të suksesit për arritjen e këtyre objektivave.
Kështu, çertifikimet EN ISO 9001 dhe ISO/IEC 27001:2013, të cilat gjithashtu u fituan nga CAMELOT INTERNATIONAL HEALTH ORGANIZATION, forcojnë më tej dhe në mënyrë konkrete besimin e klientëve dhe partnerëve ndaj menaxhimit të sigurt të të dhënave, si atyre me karakter korporativ ashtu edhe personal.
Uji është pasuria më e ndjeshme për shëndetin tonë. Detajet, teknologjia bashkëkohore e produkteve, cilësia dhe sasia e materialeve të ndërtimit janë elemente që e diferencojnë Camelot®.
Prill 2022