Sistemi i Pastrimit të Ajrit Imperial Tech Executive
259,00  - 1.259,00 

Free installation

quickly and by qualified staff

Sku: [T1000]
Length: 46 cm / Width: 39 cm / Height: 66 cm
Clear selections
COMPARE TABLES
SHARE
OSE NA TELEFONONI

Sistemi i pastrimit të ajrit Imperial Tech Executive

Njeriu pa ushqim mund të jetojë rreth një muaj. Pa ujë mund të jetojë rreth një javë.

Sistemi i pastrimit të ajrit Imperial Tech Executive

Sigurisht që pa ajër do të vdiste brenda më pak se 6 minuta. Prandaj, ky sistem i pastrimit të ajrit Imperial Tech është zgjidhja.

Problemi

Ajri që thithim është thelbësor për jetën dhe shëndetin tonë.

Të thithim ajër të freskët dhe të pastër jo vetëm që na mban gjallë, por na ndihmon të mendojmë më mirë, të flemë më qetë dhe të qëndrojmë të shëndetshëm.

Qoftë në qytet apo në fshat, mund të përballemi me probleme nga një mjedis jo i pastër dhe jo i shëndetshëm.

Ndotja e ajrit në ambientet e jashtme mund të jetë më e dukshme për shkak të gazrave të makinave dhe ndotësve nga fabrikat, por sipas të dhënave të mëposhtme, ajri në ambientet e brendshme shkakton pasoja shumë më të mëdha në shëndetin e njerëzve, sepse është shumë më i ndotur. 🌫️

Rezultate shkencore në lidhje me cilësinë e ajrit në ambientet e brendshme:

  • Sipas të dhënave nga Shërbimi i Mbrojtjes së Mjedisit (EPA), ajri brenda një shtëpie mund të jetë 50 deri në 100 herë më i ndotur se ajri i hapësirave të jashtme.
  • Agjencia EPA paralajmëron se cilësia e ajrit të brendshëm është sot problemi numër një për shëndetin.
  • Sot shtëpitë dhe në përgjithësi të gjitha ndërtimet ndërtohen në një mënyrë që krijojnë probleme në ventilim, dhe kanë si rezultat faktorë natyrorë që pastrojnë ajrin, si ozoni dhe jonet negative të mbeten jashtë, ndërsa ndotësit të mbeten brenda.
  • Sipas ‘American College of Allergies’, 50% e të gjitha sëmundjeve përkeqësohen ose shkaktohen nga ajri i ndotur i ambienteve të brendshme.
  • Shumica e njerëzve shpenzojnë 65% në shtëpi dhe mjaft më shumë se 90% të kohës së tyre në hapësira të tjera të brendshme. Si rezultat, ajri i hapësirave të brendshme do të ndikojë në shëndetin tonë shumë më tepër se ajri i hapësirave të jashtme.
  • Sipas ‘Scientific America’ një foshnje që zvarritet në dysheme thith ndotës të shtuar të barabartë me 4 cigare në ditë si rezultat i gazrave kimikë të qilimave, mykut, kërpudhave, miteve etj.
  • Agjencia EPA na paralajmëron se 6 nga 10 shtëpi dhe ndërtesa janë ‘të sëmura’ që do të thotë se si rezultat i ndotësve të pezulluar janë të rrezikshme për shëndetin tonë për t’u banuar.
  • Shoqata mjekësore e kirurgjisë së përgjithshme të Amerikës (U.S. Surgeon General) thekson se duhani pasiv shkakton miliona vdekje te të rriturit që nuk pinë duhan dhe dëmtime në shëndet për qindra mijëra fëmijë të vegjël.

Fakte të tjera interesante shkencore:

  • Rastet e astmës janë rritur me më shumë se 100% që nga viti 1976.
  • Pothuajse 1 në 9 fëmijë sot vuan nga Astma.
  • Rastet e vdekjeve nga Astma janë trefishuar dhe katërfishuar tek fëmijët e moshës 5 deri në 9 vjeç duke llogaritur që nga viti 1976.
  • Rastet e shtrimeve në spitale dhe vizitave te mjeku vazhdojnë të rriten në mënyrë dramatike.

Myku, bakteret, viruset, tymi i cigareve, erërat e kuzhinës dhe gazra të ndryshëm kimikë, formaldehidi, qimet e kafshëve, grimcat, pluhuri, marimangat dhe shumë të tjera janë gjetur në ajrin e shtëpive .

Të gjithë ndotësit e pezulluar të përmendur më sipër mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Më poshtë është një listë me disa nga problemet e zakonshme që vijnë nga ndotësit e pezulluar.

  • Alergji
    Astma ose vështirësi në frymëmarrje
    Simptoma rrufe (sekrecione nga hunda)
    Ftohje kronike dhe dhimbje koke
    Dobësi dhe lodhje kronike
    Paqartësi në të folur
    Kollë
    Teshtitje
    Dobësim i sistemit imunitar
    Simptoma helmimi (në rastin e kimikateve)
    Dhimbje koke
    Depresion
    Vështirësi në gjumë (pagjumësi)

Zgjidhja: Sistemi i pastrimit të ajrit Imperial Tech Executive

Teknologjia më e fundit Amerikane që ofron ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE E SHËNDETIT CAMELOT. Një mushkëri e vërtetë në vendbanimin tuaj që ju siguron një mjedis të pastër pa kimikate të rrezikshme, polen, formaldehide në gjendje gazi, bisfenol A, ftalate, dioksid azoti, monoksid karboni, dioksid karboni, pjesëza me diametër të vogël, nënprodukte të klorit që janë të rrezikshme për shëndetin tuaj.

Sistemi për pastrimin e ajrit Imperial Tech pastron dhe freskon ajrin, heq viruset dhe aromat më të forta. Kjo teknologji e përparuar sulmon dhe shkatërron të gjitha aromat e padëshiruara të ajrit si dhe aromat që vijnë nga sipërfaqet e shtëpisë duke dezinfektuar kështu mikroorganizmat deri në cepin e fundit të shtëpisë, aty ku ju nuk mund të shihni, duke freskuar dhe pastruar ajrin në të gjitha pjesët e shtëpisë.

8 hapa për ajër 100% të pastër të freskët të jonizuar:

Hapi 1: Filtra speciale.
Hapi 2: Ajri filtrohet me ujë.
Hapi 3: Filtra speciale.
Hapi 4: Sterilizues me ozon.
Hapi 5: Filtër antibakterial.
Hapi 6: Ajri kalon përmes filtrit HEPA.
Hapi 7: Ajri kalon përmes filtrit me karbon aktiv të teknologjisë së fundit.
Hapi 8: Pasurim me jone negative me jonizuesin më të avancuar automatik të ajrit.

Pajisja është e lehtë dhe e thjeshtë për t’u përdorur.

E përshtatshme për: Spitale, klinika dentare – klinika mjekësore, shtëpi, zyra, banjo, restorante, ambiente pritjeje, parukeri, ambiente argëtimi (bare), dyqane, mjete transporti (anije/varka), palestra, hotele, pet shop-e (dyqane për kafshë).

Fjala e fundit e teknologjisë Amerikane që ju ofrohet nga Camelot International Health Organization..

Nëse gjendet një sistem më i përsosur për pastrimin e ajrit, CAMELOT INTERNATIONAL ofron 100.000€

Na kontaktoni