Skip to content
logo
JU LUTEM ZGJIDHNI VENDIN TUAJ
  • ITALY
  • ITALIAN
  • ENGLISH
  • BULGARIA
  • BULGARIAN
  • ENGLISH
  • FRANCE
  • FRENCH
  • ENGLISH
  • GERMANY
  • GERMAN
  • ENGLISH
  • UNITED KINGDOM
  • ENGLISH

💬 A e largon filtri juaj “gëlqeren” nga uji?

thumbnail

Shpesh dëgjojmë pyetjen sidomos në Shqipëri dhe Kosovë: «A e heq filtri juaj gëlqeren nga uji?». Megjithatë, është e rëndësishme të sqarojmë se termi “gëlqere” nuk është shkencor. Kur dikush i referohet “ujë gëlqeror”, në të vërtetë nënkupton fortësinë e ujit, domethënë praninë e kripërave minerale  të tretura, kryesisht kalciumin dhe magnezin.

🧪 Prioriteti: Largimi e Kimikateve dhe Substancave Toksike

Para se të shqyrtojmë temën e ngurtësisë, është thelbësore të dimë se problemet më të rëndësishme me ujin e pijshëm sot nuk janë kripërat, por substancat kimike të rrezikshme, të tilla si:

  • Klori dhe nënprodukte klorinimit (p.sh. THMs)
  • Pesticidet dhe mbetjet farmaceutike
  • Metalet e rënda, mikroplastika, PFAS dhe komponime të tjera kancerogjene

Të mësipërmet janë të padukshme, pa shije, pa erë, por edhe shumë më të dëmshme për shëndetin sesa kripërat e dukshme në pllakat, në rubinetë ose në lavaman. Kjo është arsyeja pse, prioriteti kryesor i çdo filtri uji duhet të jetë heqja e këtyre substancave, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe veçanërisht i fëmijëve.

Mund të keni kripra minerale në ujin tuaj  dhe njëkohësisht të pini ujë krejtësisht të pastër nga kimikatet – dhe anasjelltas: të mos keni shumë kripëra minerale, por të pini ujë plot me përbërës  të rrezikshëm. Pra, problemi estetik i kriprave nuk duhet të jetë shqetësimi juaj kryesor.

💧 Dhe çfarë ndodh me kripërat minerale;

Nëse uji juaj lë kripëra të dukshme, ka shumë të ngjarë që të ketë  fortësi të lartë. Fortësia nuk është gjithmonë e dëmshme për shëndetin, por mund të krijojë:

  • Depozita në rubinetë dhe pajisje elektrike (p.sh. ngrohës uji, bojlerë)
  • Zvogëlimi i kapacitetit të detergjentit  (p.sh. në larje)
  • Probleme me shijen ose estetikën  (p.sh. turbullira në çaj, kafe)

Për tu përgjigjur saktë, nevojitet të bëhet matja e fortësisë së ujit tuaj, të cilën mund ta realizojmë krejtësisht falas gjatë prezantimit  që bëjmë në shtëpinë tuaj .

Më pas, në varësi të përdorimit (p.sh. për ujë të pijshëm, dush etj.) mund të ju rekomandojmë:

  • Filtrin e ujit të pijshëm, si Imperial® Plus, i cili nuk heq kripërat minerale dhe elementët gjurmë sepse nuk janë të rrezikshme për tu pirë (përkundrazi janë të nevojshme për shëndetin tonë sepse janë elektrolitë), por eliminon klorin, pesticidet, substancat toksike dhe çdo ndotës kimik tjetër të rrezikshëm etj.
  • Camelot® ofron zgjidhje edhe për fortësinë– por jo me osmose të kundërt që shperdoron 70% të ujit, por me zgjidhje miqësore dhe ekonomike, teknologji pa mirëmbajtje të panevojshme. Ky është një kombinim i Imperial Plus me pajisjet tona të distilimit ku do të jeni në gjendje përveç pastërtisë së ujit edhe fortësisë p.sh. midis 150-500 ppm. Në rast të një nevoje tillë një nga përfaqësuesit tanë do t’ju shpjegojë se si mund të bëhet.

✅ Çfarë duhet të mbani mend:

  • “Uji Gëlqeror ” nuk është i rrezikshëm – klori, pesticidet dhe kimikatet janë.
  • Çdo shtëpi ka nevoja të ndryshme: kjo është arsyeja pse ne kryejmë matje falas të fortësisë.
  • Ne gjithmonë propozojmë  zgjidhjen më të mirë të mundshme, pa ekzagjerim dhe pa shitje “të verbëra”.

📞 Na kontaktoni për të planifikuar një vizitë dhe për të matur ujin tuaj — jo vetëm vetëm për kripërat por edhe për tju shpjeguar nga afër rreziqet që gjënden në ujë dhe zgjidhjen e tij.

e mëparshme
⛲Sipas udhëzimeve të Bashkimit Europian dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, cili është kufiri maksimal i lejuar TDS për matjen e fortësisë së ujit?
tjetër
🧂 A i largojnë sistemet tuaja kripërat minerale të mira nga uji?
Filtra uji Camelot

Filtra Uji | Banjo | Dush | Ajër | Ftohës | Filtër ndërrimi

Filtrat e Ujit Camelot®
Prani Globale

23

VENDET

62

ÇERTIFIKIME
NDËRKOMBËTARE

157.484

VLERËSIMET E KLIENTËVE NË MBARË BOTËN

45

VITE FUNKSIONIMI

2.4M

MILIONA KLIENTË TË KËNAQUR NË MBARË BOTËN

VENDET

ÇERTIFIKIME
NDËRKOMBËTARE

VLERËSIMET E KLIENTËVE NË MBARË BOTËN

VITE
FUNKSIONIMI

MIJËRA KLIENTË TË KËNAQUR NË MBARË BOTËN

Na kontaktoni

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.
Go to wishlist