Skip to content
logo
JU LUTEM ZGJIDHNI VENDIN TUAJ
  • ITALY
  • ITALIAN
  • ENGLISH
  • BULGARIA
  • BULGARIAN
  • ENGLISH
  • FRANCE
  • FRENCH
  • ENGLISH
  • GERMANY
  • GERMAN
  • ENGLISH
  • UNITED KINGDOM
  • ENGLISH

📜 Filtrat e ujit të çesmës dhe cila është rëndësia e çertifikimeve për shëndetin e konsumatorit?

thumbnail

Filtrat e çertifikuara të ujit të çesmës janë pajisje që sigurojnë cilësinë e mirë të ujit që konsumojmë çdo ditë. Ato Pastrojnë 100% ujin nga elementë dhe substanca të ndryshme që janë të dëmshme për shëndetin tonë, si metalet e rënda, klorurat, pesticidet, bakteret, dhe shumë substanca kimike të tjera. Shumë filtra në treg pretendojnë se “pastrojnë ujin”, por vetëm ekzistenca e çertifikimeve zyrtare e vërteton efektivitetin e tyre në praktikë .

✅ Pse janë të rëndësishme çertifikatat?

Çertifikimet janë veçanërisht të rëndësishme për filtrat e ujit, pasi ofrojnë besueshmëri në efektivitetin e tyre. Ato mbrojnë konsumatorin, duke siguruar që produkti është i sigurt për përdorim dhe funksionon siç pretendon prodhuesi. Ato janë e vetmja “provë” që mund të hedhë poshtë  pretendimet e paqarta të marketingut dhe eksperimentet mbresëlënëse por të pa bazuara.

🌍 Cilat organizata ofrojnë çertifikata?

Ekzistojnë disa organizata që ofrojnë çertifikata për filtrat e ujit. Organizatat më të rëndësishme globale të specializuara në këtë fushë janë NSF International dhe Water Quality Association (WQA).
Çertifikimet nga këto organizata garantojnë që filtrat e ujit plotësojnë standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë. Këto organizata bashkëpunojnë me laboratore të pavarur, zbatojnë protokolle të rrepta testimi dhe rishikojnë rregullisht produktet.

🧪 Cilat janë standardet bazë?

Konkretisht, NSF ofron shumë programe çertifikimi, me më të njohurat që janë programet NSF/ANSI 42 dhe NSF/ANSI 53, që lidhen me heqjen e substancave të dëmshme.
Po ashtu, WQA ofron çertifikimin Gold Seal, një nga çertifikimet më të rrepta në botën e trajtimit të ujit. Ka edhe programe të tjera, si NSF/ANSI 401 për mbetje farmaceutike ose NSF P473 për PFOA/PFOS, që demonstrojnë një nivel edhe më të lartë mbrojtjeje.

🕵️‍♂️ Kujdes nga falsifikimet e çertifikatave

Është shumë e rëndësishme që dikush të shohë çertifikimet e ndryshme që ekzistojnë dhe nga cilët institucione i kanë lëshuar ato. Ka kompani në këtë fushë që përfitojnë nga injoranca e njerëzve dhe thonë se kanë çertifikime nga institucione. Por kur u kërkohen, nuk kanë asgjë për të treguar dhe thjesht paraqesin disa vërtetime nga ndonjë person pa asnjë vlerë.

Gjithashtu, ka rëndësi edhe në cilat parametra janë kryer testet. P.sh. disa filtra mund të kenë një çertifikim nga një organizatë në lidhje me heqjen e një parametri, siç është klori. Por kjo nuk do të thotë se heq edhe të gjitha të tjerat. Prandaj është shumë e rëndësishme të shihni nëse është testuar në parametra të ndryshëm. Një çertifikatë nuk do të thotë “provë blerjeje” ose “një raport i thjeshtë testimi mikrobiologjik”. Ajo lidhet me kontrollin nga një agjenci të akredituar me një standard të lartë.

Në fund, ka kompani që kanë njëfarë çertifikimi në lidhje me heqjen e ndotësve të rrezikshëm nga laboratori lokal. Kjo nuk thotë asgjë. Laboratorët lokalë dhe të vegjël nuk kanë burimet për të bërë analiza të hollësishme për të gjithë ndotësit e rrezikshëm dhe nuk janë të besueshëm.

🛡️ Besueshmëria e filtrave Camelot®

Garancia e filtrave të ujit Camelot® është e çertifikuar nga laboratorë të akredituar të njohur globalisht , duke siguruar cilësinë e shkëlqyer që kërkoni. Filtrat Camelot® testohen në dhjetëra parametra, përfshirë ndotës që nuk janë të detyruar të kontrollohen nga shteti, por që lidhen me mbrojtjen reale të organizmit.

🚰 Çertifikimi = Siguria dhe Shëndeti

Çertifikimi i filtrave të ujit të çesmës është i nevojshëm për të siguruar sigurinë dhe shëndetin e konsumatorëve. Pa të, s’ka asnjë garanci që filtrat funksionojnë efektivisht dhe largojnë elementët e dëmshëm nga uji.

Prandaj, kur zgjedhni një  filtrër të ujit, është e rëndësishme të merrni  në konsideratë çertifikimin e tij, me qëllim që të mbrojmë shëndetin tonë dhe të shijojmë ujë të pastër dhe të sigurt.

⚠️ Kujdes për filtrat që thjesht “zvogëlojnë” ndotësit

Në treg ka filtra që thjesht zvogëlojnë disa ndotës nga uji. Megjithatë, kjo nuk na mbron nga sëmundjet e ndryshme, sepse shumicën e kimikateve trupi ynë nuk i eliminon, duke rezultuar në krijimin e sëmundjeve të mëdha. Uji mund të duket i pastër, por mund të përmbajë PFOA, mikroplastikë, derivate te klorit ose ndotës të tjerë të padukshëm, që nuk zbulohen thjeshtë nga shija ose aroma.


🔗 Burimet:

EPA – National Primary Drinking Water Regulations

NSF International – Certification Standards

WQA – Gold Seal Certification

 

e mëparshme
🔬 A luajnë ndonjë rol të rëndësishëm mikronët (micron) në një filtër me karbon aktiv farmaceutik?
tjetër
🛒 A mund ta provoj filtrin para se ta blej?
Filtra uji Camelot

Filtra Uji | Banjo | Dush | Ajër | Ftohës | Filtër ndërrimi

Filtrat e Ujit Camelot®
Prani Globale

23

VENDET

62

ÇERTIFIKIME
NDËRKOMBËTARE

157.484

VLERËSIMET E KLIENTËVE NË MBARË BOTËN

45

VITE FUNKSIONIMI

2.4M

MILIONA KLIENTË TË KËNAQUR NË MBARË BOTËN

VENDET

ÇERTIFIKIME
NDËRKOMBËTARE

VLERËSIMET E KLIENTËVE NË MBARË BOTËN

VITE
FUNKSIONIMI

MIJËRA KLIENTË TË KËNAQUR NË MBARË BOTËN

Na kontaktoni

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.
Go to wishlist