🔥 A mund të pastrojmë ujin duke e valuar?
Jo. Duke e zier ujin nuk mund ta pastrojmë nga fibrat e azbestit, plumbi, kimikatet e ndryshme të rrezikshme si pesticidet etj.
Me zierje, ndotësit bëhen më të përqendruar dhe të rrezikshëm pikërisht sepse kemi avullim të një pjese të ujit. Me zierje vrasim vetëm bakteret që nuk janë rezistente, ndërsa nuk i vret ato që janë rezistente.
Zierja si metodë tradicionale
Zierja e ujit është një nga metodat më të njohura dhe tradicionale të dezinfektimit. Eshtë përdorur që nga kohërat e lashta për të shkatërruar mikroorganizmat që mund të shkaktojnë sëmundje.
Edhe pse zierja është efektive në vrasjen e shumë baktereve dhe viruseve, nuk është një ilaç universal për pastrimin e ujit nga të gjitha format e ndotjes.
Kufizimet e Zierjes
☠️ 1. Asbesti, Plumbi dhe metale të tjera
Fibrat e asbestit, plumbi dhe metale të tjera të rënda nuk largohen me zierje. Këto substanca janë joorganike dhe nuk avullohen. Përkundrazi, procesi i zierjes mund t’i përqendrojë ato edhe më shumë, duke e bërë ujin më të rrezikshëm për tu pirë. Për më tepër, konsumi i përsëritur i plumbit, madje edhe në sasi shumë të vogla është lidhur me çrregullime neurologjike, veçanërisht te fëmijët.
2. Ndotja Kimike
Zierja nuk është efektive në largimin e ndotësve kimikë, siç janë pesticidet, kimikatet industriale dhe substanca të tjera organike. Shumë nga këto kimikate kanë pika të larta të vlimit dhe nuk avullohen me ujë, duke e bërë të pamundur largimin e tyre me këtë metodë. Në veçanti nënproduktet e dezinfektimit (DBPs) që formohen nga reagimi i klorit me lëndë organike, siç janë trihalometanet, janë termikisht të qëndrueshme dhe potencialisht kancerogjene.
⚠️ 3.Përqëndrimi i ndotjes
Gjatë zierjes, uji avullon, por ndotësit mbeten, duke rritur përqendrimin e tyre në ujin e mbetur.
Kjo do të thotë që nëse uji përmban substanca të rrezikshme, ato do të bëhen edhe më të përqendruara dhe më të rrezikshme. Kjo është veçanërisht shqetësuese në zonat me një rrjet ujësjellësi të ngarkuar ose me tubacione të vjetra.
4. Bakterie rezistente
Edhe pse zierja vret shumë baktere dhe viruse, ajo nuk është efektive ndaj të gjithë mikroorganizmave. Disa baktere, siç janë sporet, janë rezistente ndaj nxehtësisë dhe mund të mbijetojnë edhe në temperatura të larta. Një shembull është bakteri Clostridium perfringens, sporet e të cilit kërkojnë temperatura shumë më të larta për inaktivim të plotë.
Zgjidhja Përfundimtare: Filtra të Çertifikuar Imperial® nga Camelot®
Duke pasur parasysh kufizimet e zierjes, është e rëndësishme të instaloni një sistem të çertifikuar dhe të besueshëm, siç janë Imperial nga Camelot®, të cilat largojnë:
- ✅ 100% e të gjitha kimikatet
- ✅ metalet e rënda
- ✅ Mikroorganizmat
Këto filtra janë projektuar posaçërisht për të mbajtur substancat e dëmshme, duke siguruar ujë të rrjedhshëm, të sigurt, të shëndetshëm për konsum dhe duke ofruar:
Mbrojtje të mjedisit
Komoditet
Shëndet
Ekonomi