Skip to content
logo
JU LUTEM ZGJIDHNI VENDIN TUAJ
  • ITALY
  • ITALIAN
  • ENGLISH
  • BULGARIA
  • BULGARIAN
  • ENGLISH
  • FRANCE
  • FRENCH
  • ENGLISH
  • GERMANY
  • GERMAN
  • ENGLISH
  • UNITED KINGDOM
  • ENGLISH

🔥 A mund të pastrojmë ujin duke e valuar?

thumbnail

Jo. Duke e zier ujin nuk mund ta pastrojmë nga fibrat e azbestit, plumbi, kimikatet e ndryshme të rrezikshme si pesticidet etj.
Me zierje, ndotësit bëhen më të përqendruar dhe të rrezikshëm pikërisht sepse kemi avullim të një pjese të ujit. Me zierje vrasim vetëm bakteret që nuk janë rezistente, ndërsa nuk i vret ato që janë rezistente.

Zierja si metodë tradicionale

Zierja e ujit është një nga metodat më të njohura dhe tradicionale të dezinfektimit. Eshtë përdorur që nga kohërat e lashta për të shkatërruar  mikroorganizmat që mund të shkaktojnë sëmundje.
Edhe pse zierja është efektive në vrasjen e shumë baktereve dhe viruseve, nuk është një ilaç universal për pastrimin e ujit nga të gjitha format e ndotjes.

Kufizimet e Zierjes

 

☠️ 1. Asbesti, Plumbi dhe metale të tjera

Fibrat e asbestit, plumbi dhe metale të tjera të rënda nuk largohen me zierje. Këto substanca janë joorganike dhe nuk avullohen. Përkundrazi, procesi i zierjes mund t’i përqendrojë ato edhe më shumë, duke e bërë ujin më të rrezikshëm për tu pirë. Për më tepër, konsumi i përsëritur i plumbit, madje edhe në sasi shumë të vogla është lidhur me çrregullime neurologjike, veçanërisht te fëmijët.

2. Ndotja Kimike

Zierja nuk është efektive në largimin e ndotësve kimikë, siç janë pesticidet, kimikatet industriale dhe substanca të tjera organike. Shumë nga këto kimikate kanë pika të larta të vlimit dhe nuk avullohen me ujë, duke e bërë të pamundur largimin e tyre me këtë metodë. Në veçanti  nënproduktet e dezinfektimit (DBPs) që formohen nga reagimi i klorit me lëndë organike, siç janë trihalometanet, janë termikisht të qëndrueshme dhe potencialisht kancerogjene.

⚠️ 3.Përqëndrimi i ndotjes

Gjatë zierjes, uji avullon, por ndotësit mbeten, duke rritur përqendrimin e tyre në ujin e mbetur.
Kjo do të thotë që nëse uji përmban substanca të rrezikshme, ato do të bëhen edhe më të përqendruara dhe më të rrezikshme. Kjo është veçanërisht shqetësuese në zonat me një rrjet ujësjellësi të ngarkuar ose me tubacione të vjetra.

4. Bakterie rezistente

 

Edhe pse zierja vret shumë baktere dhe viruse, ajo nuk është efektive ndaj të gjithë mikroorganizmave. Disa baktere, siç janë sporet, janë rezistente ndaj nxehtësisë dhe mund të mbijetojnë edhe në temperatura të larta. Një shembull është bakteri Clostridium perfringens, sporet e të cilit kërkojnë temperatura shumë më të larta për inaktivim të plotë.

Zgjidhja Përfundimtare: Filtra të Çertifikuar Imperial® nga Camelot®

Duke pasur parasysh kufizimet e zierjes, është e rëndësishme të instaloni një sistem të çertifikuar dhe të besueshëm, siç janë Imperial nga Camelot®, të cilat largojnë:

 

  • ✅ 100% e të gjitha kimikatet
  • ✅ metalet e rënda
  • ✅ Mikroorganizmat

 

Këto filtra janë projektuar posaçërisht për të mbajtur substancat e dëmshme, duke siguruar ujë të rrjedhshëm, të sigurt, të shëndetshëm për konsum dhe duke ofruar:

Mbrojtje të mjedisit

Komoditet

Shëndet

Ekonomi

 

e mëparshme
🫖 Po filtrat kanë? A e pastrojnë ujin?
tjetër
🚿A na nevojitet ujë i pastër pa klor në dush apo edhe në vaskë?
Filtra uji Camelot

Filtra Uji | Banjo | Dush | Ajër | Ftohës | Filtër ndërrimi

Filtrat e Ujit Camelot®
Prani Globale

23

VENDET

62

ÇERTIFIKIME
NDËRKOMBËTARE

157.484

VLERËSIMET E KLIENTËVE NË MBARË BOTËN

45

VITE FUNKSIONIMI

2.4M

MILIONA KLIENTË TË KËNAQUR NË MBARË BOTËN

VENDET

ÇERTIFIKIME
NDËRKOMBËTARE

VLERËSIMET E KLIENTËVE NË MBARË BOTËN

VITE
FUNKSIONIMI

MIJËRA KLIENTË TË KËNAQUR NË MBARË BOTËN

Na kontaktoni

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.
Go to wishlist