Kimikate të rrezikshme u gjetën në 99% të ujërave të ambalazhuara në mbarë botën
Deri më sot besonim se uji i ambalazhuar do të na mbronte nga “kimikatet e përhershme” (forever chemicals), por duket se gabonim rëndë. Studime të reja tregojnë se 99% e ujërave të ambalazhuara në mbarë botën përmbajnë “kimikate të përjetshme”, përfshirë edhe PFAS.
PFAS, ose “Forever Chemicals” siç quhen zakonisht, janë një grup kimikatesh sintetike që përdoren në një gamë të gjerë produktesh, për shkak të vetive të tyre kundër ujit dhe njollave. Megjithatë, kimikatet që u japin këto veti nuk shpërbëhen kurrë. Prej këtej vjen edhe emri “Forever Chemicals”.
Këto kimikate mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore kur trupi ynë ekspozohet ndaj tyre për periudha të gjata kohore. Studimi i ri zbuloi praninë e këtyre substancave në 99% të ujërave të ambalazhuara në mbarë botën, duke shkaktuar reagime të forta.
Studimi u publikua në revistën shkencore ACS ES&T Water dhe paraqet një pasqyrë shumë treguese të ndotjes së gjerë nga “kimikatet e përhershme” në marka të ndryshme uji të ambalazhuar. Njëkohësisht, nënvizon nevojën urgjente që autoritetet rregullatore të marrin masa për monitorimin dhe kontrollin e këtyre substancave.
Prej vitesh, janë propozuar një sërë zgjidhjesh për “forever chemicals”kimikatet e përhershme”, përfshirë metoda që synojnë shpërbërjen e plotë të tyre, në mënyrë që të largohen nga uji. Megjithatë, këto janë zgjidhje të vogla përballë problemit gjigant të zbulimit të “kimikate të perhershme” pothuajse në të gjitha markat e ujit të ambalazhuar. Kjo do të thotë se për vite me radhë jemi helmuar ngadalë nga një produkt aq thelbësor sa uji.
Gjetjet bazohen në analiza të 87 markave të ndryshme nga 15 vende, si dhe në 55 mostra uji rubineti nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kina. Studimi tregon se fakti që uji është natyror nuk do të thotë se është imun ndaj “kimikateve të përhershme”. Përkundrazi, studiuesit zbuluan pikërisht të kundërtën.
Zbulimi se “kimikatet e përhershme” ndodhen në ujin që pimë ka nxitur tashmë kërkime të reja dhe ka hapur diskutime mbi politikat dhe rregulloret e kontrollit. Në të njëjtën kohë, shkencëtarët po kërkojnë mënyra për të eliminuar këto substanca kimike të dëmshme.
Nëse nuk e dini se çfarë janë kimikatet e përhershme, Agjencia Evropiane e Kimikateve shkruan:
Substancat per- dhe polifluoroalkile (PFAS) janë një kategori shumë e gjerë, që përfshin mijëra kimikate sintetike të përdorura gjerësisht në shoqëri. Megjithatë, ato po zbulohen gjithnjë e më shumë si ndotës mjedisorë dhe disa prej tyre lidhen me efekte negative në shëndetin e njeriut.
Të gjitha PFAS përmbajnë lidhje karbon–fluor, të cilat janë ndër lidhjet kimike më të forta në kiminë organike. Kjo do të thotë se ato shpërbëhen me vështirësi, si gjatë përdorimit të tyre ashtu edhe kur përfundojnë në mjedis. Përveç kësaj, shumica e PFAS përhapen lehtësisht në mjedis, duke udhëtuar në distanca të mëdha larg burimit të tyre.
Ndotja e ujërave nëntokësore, ujërave sipërfaqësore dhe e tokës nga PFAS është një fenomen i shpeshtë. Pastrimi i zonave të ndotura është teknikisht i vështirë dhe shumë i kushtueshëm. Nëse çlirimi i tyre vazhdon, ato do të vazhdojnë të grumbullohen në mjedis, në ujin e pijshëm dhe në ushqime.