Shishet plastike të ujit shkaktojnë migrenë
Migrena nga shishet plastike? Dhe megjithatë…
Migrena dhe dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga shishet dhe gotat plastike nga të cilat pimë ujë. Sipas një studimi të ri të Universitetit të Kansasit, i publikuar në revistën shkencore Toxicological Sciences, përdorimi i plastikës në përditshmëri mund të lidhet me shfaqjen e këtyre simptomave.
Objektet dhe ambalazhet plastike të përdorimit të përditshëm përmbajnë substancën kimike bisfenol A (Bisphenol A – BPA), e cila imiton estrogjenet dhe është lidhur me probleme serioze shëndetësore, si infertiliteti, abortet spontane, sëmundjet kardiovaskulare dhe shumë çrregullime të tjera.
Në kuadër të studimit të tyre, shkencëtarët ekspozuan minj ndaj substancës bisfenol A çdo tre ditë dhe vëzhguan sjelljen e tyre.
Sipas studiuesve, brenda gjysmë ore nga ekspozimi ndaj kësaj substance kimike, minjtë humbnin energjinë, bezdiseshin nga zhurmat dhe drita, trembeshin lehtësisht dhe shfaqnin shenja shqetësimi në zonën e kokës.
Migrena lidhet me ndryshime të papritura të nivelit të estrogjeneve, hormone femërore të cilat imitohet nga substanca e rrezikshme bisfenol A.
Siç u konstatua nga studimi, minjtë e ekspozuar ndaj bisfenolit A shfaqnin simptoma të theksuara migrene.
Bisfenoli A gjendet kudo, që nga panelet e makinave, perdet e banjës, faturat dhe deri te produktet kozmetike.
Shumë vende në mbarë botën, përfshirë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Kanadanë dhe Kinën, e kanë ndaluar përdorimin e kësaj substance të rrezikshme në biberonët për foshnja.
Përveç shisheve plastike, burime të tjera të bisfenolit A në ushqim janë shishet e mëdha të ujit në zyra dhe dyqane, ambalazhet ushqimore dhe enët plastike të ushqimit që ngrohen në furrat me mikrovalë.valë.